Marrëdhënie

June 15, 2017 | 16:30

5 ndryshimet që pëson trupi juaj kur puthni për herë të parë

Puthja e parë nuk harrohet kurrë për vetë emocionet që të përcjell. Sipas studiuesve, në trupin tuaj ndodh reaksion kimik kur puthni për herë të parë.

kissing-picture4

1.Çliroheni nga stresi

Një studim ka zbuluar se në momentin kur puthni për herë të parë, ulet në mënyrë drastike niveli i hormonit të stresit, kortizoni.

2.Ndihmon në luftën kundër kolesterolit

Puthja ka ndikim pozitiv në presionin e gjakut. Studiuesit kanë zbuluar se një puthje romantike mund të ulë nivelin e kolesterolit.

3.Pështyma juaj është shumë e zgjuar

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, puthjet shërbejnë për të vlerësuar nëse personi që po puthni mund të jetë bashkëshorti juaj i ardhshëm. Dhe këtu luan rol pështyma. Mesa duket, përbërja kimike e pështymës ndihmon trupin tuaj të vendosë nëse personi që po puthni është i përshtatshëm për të krijuar familje.

4.Rritet adrenalina

Adrenalina arrin në nivele të larta dhe rrahjet e zemrës shtohen kur ju puthni për herë të parë. Mos u shqetësoni, kjo është diçka e mirë.

5.Trupi prodhon shumë kimikate të tjera që shkaktojnë lumturi

Trupi ynë nuk prodhon vetëm adrenalinë dhe oksitacinë. Janë një tërësi e kimikateve që prodhohen dhe na bën tepër të ndjeshëm. Justin Lehmiller, profesor i psikologjisë në Universitetin e Harvardit, thotë se trupi ynë është i mbushur me dopaminë. Dopamina çlirohet kur ne argëtohemi së tepërmi me gjërat që bëjmë./tvklan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top