Niseshteja është një ilaç i vërtetë për bukurinë, kujdesin e lëkurës dhe të flokëve. E përdorur më vete ose së bashku me përbërës të tjerë magjik natyralë, mund ta bëjë lëkurën të shkëlqejë dhe ta ushqejë atë. Ka kaq shumë përdorime të niseshtesë së misrit, ku në fakt është dhe një ilaç i shkëlqyeshëm në rast të djegieve dhe lëkurës së thatë.
Le të shohim se si ta përdorim atë më mirë, duke ndjekur këshillën e çmuar të gjysheve.
Përdorimi i niseshtesë së misrit ndaj lëkurës me yndyrë, apo flokëve të djegur.
MASKË PËR FLOKËT
Një maskë flokësh me niseshte misri dhe mjaltë, është e shkëlqyer për ristrukturimin e flokëve të dëmtuar. Shtoni një lugë gjelle niseshte misri me një lugë çaji mjaltë dhe një gjysmë gotë uji. Përziejini mirë dhe ngroheni në sobë për disa minuta. Pasi të ketë marrë temperaturën e dhomës, përdoreni maskën në gjysmën e gjatësisë dhe lëreni të funksionojë për njëzet minuta. Pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe më tej lajeni me shampon normale.
MASKË PËR LËKURËN
Është maska ideale për një lëkurë të mrekullueshme të fytyrës. Hyn në maskat e bukurisë nëse keni lëkurë të thatë. Shtoni dy lugë mjaltë, një mollë gjysmë të pjekur dhe një lugë niseshte misri. Përzieni dhe masazhojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni për pesëmbëdhjetë minuta dhe pastrojeni me ujë të vakët.
MASKË PËR DJEGIET NGA DIELLI E JO VETËM
Niseshteja e misrit është e shkëlqyer gjithashtu për djegiet nga dielli dhe jo vetëm. Në një tas me një litër ujë, shtoni një lugë niseshte, një lugë sodë buke dhe përziejini. Njomni një garzë dhe vendoseni në djegiet e pësuara e mbajeni përreth dhjetë minuta.
Në rastin e lëkurës së yndyrshme, mund ta përdorni në formë grimi, duke vendosur pluhurin e niseshtesë në sipërfaqe. Ajo do të ndihmojë në përthithjen e sebumit të tepërt dhe në këtë mënyrë do të zbehë shkëlqimin në lëkurë.
Në fund, provojeni kundër aromave të këqija, shkaktuar nga djersa. Vendosni pak niseshte misri për shembull gjatë dimrit në këpucë dhe do të shihni që do djersitni më pak e nuk do të ndjeni aroma të këqija.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi primochef.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.