Këshilla & Arsye

December 8, 2018 | 10:21

5 përdorime të pastës së dhëmbëve që do të ndryshojë jetën tuaj…

Pasta e dhëmbëve është një produkt thelbësor për të mbajtur një shëndet të mirë oral. Përndryshe, do të jeni të ekspozuar ndaj dëmtimit të dhëmbëve dhe infeksioneve të shumta.

Por kjo substancë nuk është e dobishme vetëm për larjen e dhëmbëve, ka përfitime të shumëfishta dhe atribute të fshehura që mund t’i përdorni për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme ose në rast emergjence.

Këto janë disa nga përdorimet e pastës së dhëmbëve, përveç përdorimit të zakonshëm të saj:

Për djegie:

Është tipike recetë e gjysheve, nëse rastësisht digjnin një gisht me një tenxhere të nxehtë gjatë gatimit, ato përdornin pastën e dhëmbëve. Pse? Thjesht sepse jep një ndjenjë lehtësimi kur ndjeni mentolën e pastës së dhëmbëve në zonën e acaruar pas ndjenjës së nxehtësisë shumë intensive.

I bëjnë bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë:

Është normale që bizhuteritë prej argjendi apo sendet e ndryshme, ta humbasin shkëlqimin e tyre pas disa kohësh, veçanërisht nëse i përdorni ato ose i ekspozoni jashtë. Ju nuk duhet t’i hidhni ato, thjesht fshijini me pastë dhëmbësh dhe u jepni jetë të re objekteve tuaja argjendi.

Largon erërat e këqija në duar:

Pasta e dhëmbëve është mjeti i përsosur për të hequr erërat e pakëndshme në duar pas gatimit. Aroma e qepëve dhe hudhrave është aq intensive sa mund të qëndrojë në gishtat dhe thonjtë për disa orë, por tani mund ta shmangni duke i larë duart tuaja me pastën e dhëmbëve.

Zgjidhja kundër njollave:

Është e pabesueshme, por e vërtetë, nëse pastron me pastë dhëmbësh një njollë të rrobave ose mbulesën tuaj, për shembull, ajo do të zhduket plotësisht, pa qenë nevoja për të blerë heqës të shtrenjtë njollash. Përveç kësaj, ju mund të zbehni shkrimet me ngjyrë që fëmijët tuaj kanë bërë në muret e shtëpisë.

Gjithashtu shërben për të pastruar frigoriferin:

Me një copë të lyer me pastë dhëmbësh, fshijini raftet e frigoriferit tuaj për t’i pastruar ato nga yndyra dhe era e keqe.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top