A është e mundur, të jesh i vetëm dhe i lumtur?
Natyrisht! Të qenit i vetëm mund të ketë disa përfitime. Nëse mendoni se nuk ka lumturi më të madhe sesa të jeni në çift, sigurisht keni bërë gabim që e keni lënë lumturinë tuaj në duart e të tjerëve; keni lejuar mirëqenien tuaj të varet nga marrëdhënia me partnerin pa marrë parasysh faktin se duhet të jeni të lumtur për veten tuaj.
Përfitimet e të qenit vetëm:
1) Mund të njihni më mirë veten.
Nëse jetoni në një mënyrë funksionale, mund të përmirësoni disa gjëra në karakterin tuaj, si vetërritja ose vetëvlerësimi.
2) Mund të rizbuloni atë që me të vërtetë ju pëlqen.
Duke qenë e vetme ju keni më shumë kohë dhe hapësirë për t’ju dedikuar vetes. Ju mund të gjeni interesat dhe pasionet tuaja dhe si të merreni me ta. Dhe pse jo, ju gjithashtu mund të zgjeroni rrjetin tuaj të njohurive. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të forconi identitetin tuaj dhe më shumë arsye për të besuar në veten tuaj.
3) Mund të përmirësoheni …
Nëse e përjeton mirë gjendjen e të qenit i vetëm, ndihmon në krijimin e personalitetin , të fokusohesh në defektet, të forcosh virtytet , të njohësh cilësitë , pikat e forta dhe dobësitë.
4) Mund të jeni shumë më të fortë
Kur mësoheni të jeni me dikë dhe pastaj papritmas situata ndryshon, ndiheni të lodhur. Pranimi i kësaj situate dhe njohja se si të përfitoni do t’ju lejojë të jeni një person shumë më i fortë.
5) Mund të rifilloni marrëdhëniet me miqtë e vërtetë
Mos harroni: partnerët shkojnë, miqtë qëndrojnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.