Këshilla & Arsye

May 25, 2020 | 8:48

5 përfitime nga shëtitjet në bregdet

Aktivitetet që mund të bëjmë në plazh janë të shumta: ka nga ata që duan ta kalojnë kohën duke marrë rreze dielli, të luajnë në breg të detit, të qëndrojnë nën çadër me një revistë fjalëkryqesh në dorë apo të lexojnë një libër. Megjithatë, shumica e njerëzve adhurojnë të bëjnë shëtitje të gjata në breg të detit! Është një aktivitet shumë romantik, por jo vetëm… E dini se ecja në breg të detit, me këmbët zbathur, ka ndikime të shumta pozitive për mendjen dhe trupin? Është një aktivitet që anglezët e quajnë “Beach Walking” dhe është një terapi më vete…

Ndihmon për të stimuluar qarkullimin e gjakut | Veprimi i ujit në këmbë lehtëson ngjitjen e gjakut drejt zemrës, duke përmirësuar qarkullimin dhe oksigjenimin e vetë gjakut. Veç kësaj, këmba pa shapka është e lirë të lëvizë në mënyrë të natyrshme, duke përmirësuar ndjeshmërinë dhe ekuilibrin.

Përmirëson humorin | Shëtitja duke pasur në sfond zhurmën e dallgëve, të zogjve dhe të qeshurat e fëmijëve të lumtur, ndihmon në zbrazjen e mendjes nga mendimet, ul stresin, ul tensionin dhe ju qetëson.

Merrni Vitaminë D | Gjatë shëtitjes jeni të ekspozuar në diell dhe organizmi karikohet me këtë vitaminë të çmuar, e cila është e domosdoshme për të forcuar të gjitha kockat e trupit.

Tonifikon dhe largon celulitin | Shëtitja këmbëzbathur në rërë ndihmon për të riaktivizuar, tonifikuar dhe forcuar muskujt e këmbëve. Efekti i ujit të detit krijon një lloj masazhi për këmbët dhe largon ndjesinë e lodhjes dhe të rëndesës. Është një ushtrim i përsosur edhe për ata që vuajnë nga fryrja në këto zona, duke qenë se largon lëngjet në brendësi të organizmit.

Trajtim bukurie | Rëra e lagur funksionon si një scrub i shkëlqyer natyral. Eliminon qelizat e vdekura dhe njëkohësisht përshpejton procesin e rigjallërimit të lëkurës.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top