Në fokus

June 11, 2019 | 8:05

5 përfitimet që deti i sjell mendjes…

Të gjithë e dimë se koha e shpenzuar jashtë sjell përfitime fizike dhe mendore, por përfitimet e detit ofrojnë diçka më shumë.

Deti: hapësira e madhe blu

Shkencëtarët kanë krijuar një term të përsosur për të përfytyruar përfitimet psikologjike që mund të rrjedhin nga shkuarja në plazh. Ata e quajnë atë hapësirë blu. Një sërë vizionesh, perceptimesh që e përkëdhelin personin, duke u  dhënë atyre një ndjenjë paqeje, mirëqenieje dhe pozitiviteti. Kur i afrohemi detit, mendja jonë e percepton gjithë këtë dhe duket sikur një sërë ndjeshmërish aktivizohen për të na dhënë përfitime të padyshimta psikologjike.

5 efekte të detit në psikologjinë tonë

  1. Rrit përqendrimin:

Hapësira e madhe e kaltër ndihmon rimbushjen e mendjes dhe rritjen e përqendrimit. Kjo është ajo që doli nga një hulumtim i botuar në Psikologjinë Mjedisore.

  1. Zvogëlon stresin:

Të qenit pranë detit do të thotë të zhytësh veten në një atmosferë të mbushur me jone pozitive, të afta për të prodhuar reagime të menjëhershme shumë të dobishme. Një perceptim i mirëqenies, lirisë, harmonisë, shumë i dobishëm dhe i aftë për të aktivizuar mekanizma që reduktojnë stresin dhe tensionin.

  1. Nxit të menduarit krijues:

Është një nga surprizat më befasuese në studimin e hapësirës blu. Mendimet thjeshtësohen dhe mendja punon në mënyrë krijuese. Një grup kërkuesish, i nxitur për të kaluar pushimet pranë një plazhi, ndjeu një ndjenjë qetësie, harmonie, të ngjashme me meditimin dhe shumë të dobishëm për zgjidhjen e problemeve.

  1. Ecja anës detit lufton depresionin:

Sigurisht një nga përfitimet më të rëndësishme psikologjike që vjen nga një shëtitje e bukur në plazh. Muzika e valëve, e kombinuar me perceptimin e ngjyrave dhe ndjenjën e hapjes që prodhon deti, janë elementë shumë të dobishëm për të parandaluar ose zbutur ndenjat depresive.

  1. Modifikon perceptimin e jetës:

Një tjetër nga ato efekte të famshme të hapësirës blu që nuk përshkruhet lehtësisht në një nivel shkencor, por u testua. Përgjigjet nga grupe të ndryshme njerëzish janë studiuar dhe krahasuar, disa prej të cilave kanë përfunduar testet e tyre në plazh.

Aftësia për të parë, menduar dhe përshkruar zgjidhjet që nuk janë theksuar më parë, ishte pothuajse e habitshme. Nëse deti është i aftë për të prodhuar këto përfitime psikologjike, është e vërtetë që sugjerimi, tani që vera vjen, është ta vizitoni atë jashtë orëve të pikut.

Momente si herët në mëngjes ose koha e perëndimit të diellit janë ideale për rehati maksimale nga hapësira blu. Ato, në thelb, mund të frymëzojnë disa fraza të famshme që përmbledhin bukur atë që është shpjeguar në këtë artikull.

“Ne, ashtu si uji i rrjedhshëm, jemi udhëtarët që kërkojnë një det.” (Juan Baladan Gadea)

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top