Mirëqenie

July 11, 2019 | 9:45

5 përfitimet që merr trupi juaj nëse konsumoni vezë rregullisht

Veza gjen përdorim pothuajse kudo, gatime, ëmbëlsira, maska bukurie etj., por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamina D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj., ajo është një ndër produktet më të shëndetshme që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin tuaj ushqimor.

Kur blini vezë, mundohuni të zgjidhni ato organike sepse nuk përmbajnë shtesa hormonale. Për sa i përket ngjyrës ajo është në dorën tuaj, ndryshimi i vetëm vjen nga lloji i pulës, por ato kanë të njëjtat vlera ushqyese. Më poshtë do të lexoni cilat janë 5 efektet e pabesueshme që i “dhuroni” trupit tuaj nëse konsumoni rregullisht vezë:

Do të ndiheni më aktivë: Një vezë me madhësi mesatare plotëson rreth 15% të nevojës ditore për vitaminë B2, e njohur gjithashtu me emrin Riboflavinë. Ajo është një nga 8 vitaminat që ndihmojnë trupin të konvertojë ushqimin në energji.

Do të keni shikim më të qartë: Dy antioksidantët kryesorë që gjenden tek vezët, luteina dhe zeaksantina kanë efekt mbrojtës për sytë. Këta antioksidantë reduktojnë në mënyrë të ndjeshme riskun për degradimin makular dhe kataraktin, që janë ndër shkaqet kryesore për dëmtim të shikimit dhe verbëri tek moshat e treta. Në një studim të publikuar në gazetën Amerikane Të Ushqyerjes Klinike, pjesëmarrësit që kishin konsumuar 2 vezë në ditë për 4 javë e gjysmë kishin rritje të nivelit të zeaksantines me 44-42% dhe të luteinës me 28%.

Do të ndiheni më të ngopur: Vezët janë një burim shumë i mirë i proteinave, të cilat ju japin ndjesinë e ngopjes edhe kur keni ngrënë shumë pak.

Do të mbani nën kontroll kolesterolin: Tashmë e dini që trupi ynë krijon habitat për zhvillimin e kolesterolit të mirë edhe atij të keq. Edhe pse veza përmban një sasi të konsiderueshme kolesteroli, studimet e fundit kanë treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi përmbajtja aminoacide e vezës lufton kolesterolin e keq.

Do të ulni rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës: Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, faktori i trashëguar etj., janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Veza ka në përmbajtjen e saj aminoacide që luftojnë kolesterolin e keq LDL dhe pengojnë koagulimin e gjakut dhe oksidimin e rrugëve koronare.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top