Studimet e fundit kanë arritur të zbulojnë cilat janë ato pije që përveçse na sigurojnë energji apo një sistem të shëndetshëm tretës, ndikojnë dhe në mirëqenien tonë psikologjike. Pesë janë pijet anti moshë sipas studiuesve australianë që ndihmojnë shumë njerëz të rilindin përmes përftimit duke i konsumuar në kohë të rregullt.
UJI
Kur duhet ta pini: çdo herë kur ia ndjeni nevojën.
Këshilla mund të duket e qartë, por jo të gjithë pinë ujë në mënyrë korrekte. Ta pish rregullisht ujin, përveçse është shumë i rëndësishëm për shëndetin e trupit tonë, i dhuron atij edhe një lëkurë të shndritshme, më rrezatuese, si në të tashmen edhe në të ardhmen.
KAFEJA
Kur duhet pirë: mundësisht në mëngjes
Përveçse ju jep mundësinë për të rimarrë energji, një filxhan kafe në mëngjes mund të ndihmojë metabolizmin tuaj në tretje.
ÇAJ JESHIL
Kur duhet pirë: para drekës ose darkës
Të rrufisësh me gllënjka çajin e gjelbër, përshpejton metabolizmin në tretje. Por kujdes. Çaji i zi me tepri, sipas studiuesve në Universitetin e Australisë Perëndimore, mund të shkaktojë uljen e presionit të gjakut.
ÇOKOLLATA E NXEHTË
Kur duhet pirë: në mesditë
Një filxhan çokollatë e nxehtë ka antioksidantë më shumë se sa mund të ketë një filxhan kafe, verë e kuqe ose çaj jeshil, siç publikon një studim i bërë në “Cornell University”. Një ndihmë e ëmbël kjo për lëkurën tuaj.
QUMËSHTI
Kur duhet pirë: në mbrëmje, para gjumit
Një gotë qumësht i nxehtë është ideali për të pushuar mjaft mirë. Rezultati? Një lëkurë më e qetë pas zgjimit përveçse mjaftueshmëri në proteina dhe kalcium për të mbajtur kockat dhe muskujt formë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.