Ekzistojnë shumë teori e praktika kundër stresit. Ka mjaft barna, por që gjithherët duhen konsideruar një lloj “mjeti i fundit” (në raste të rënda) dhe gjithmonë me rekomandimin e një specialisti. Ekzistojnë mjekime natyrale ose popullore në gjuhën e përditshmërisë, që nga barërat dhe bimët mjekësore, të cilat ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e ankthit dhe tensionit të shkaktuar gjatë ditës. Ka shumë mënyra jetese, d.m.th orare më të ndryshme të rekomanduara për një dietë anti stres. Por pak e dinë se nëse jemi vërtetë të stresuar, në ndihmën tonë mund të na shërbejë edhe ndonjë pije. Por cilat janë ato? Le të shohim.
1.Një gotë qumësht
Qumështi përmban një substancë të quajtur triptofan, i cili kur metabolizohet shndërrohet në një lloj hormoni të mirëqenies dhe qetësisë: serotoni. Pastaj, qumështi përmban magnez, kalcium dhe kalium, substanca të dobishme. Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut kur acarohesh për shkak të stresit.
2.Çokollatë e nxehtë
Çokollata stimulon lirimin e dopaminës dhe opioidisit në tru, të cilat nxisin ndjenjën e kënaqësisë. Pastaj, një pije e nxehtë rrit temperaturën e trupit, një situatë e cila pa vetëdije stimulon rehati dhe provokon sistemin nervor duke favorizuar qetësinë e plotë.
3.Çaj i zi
Ta pish në vend të kafesë, katër herë në ditë për gjashtë javë rresht, kortisoli hormoni anti stres që gjendet në masë te çaji i zi, ndihmon për qetësinë mendore. Ky është një studim i publikuar nga Universiteti “College of London” në Britani.
4.Një filxhan çaj jeshil
Çaji jeshil është një koncentrat i teaninës, një substancë që shton prodhimin e e valëve alfa të trurit (që shkaktojnë qetësim) dhe ul emetimin e valëve beta (që lidhen me stresin emocional).
5.Një gotë me ujë të ftohtë
Menjëherë pasi të pini pak ujë disi të freskët, dilni për një shëtitje. Uji stimulon qarkullimin e gjakut, ajri i jep trupit rritje të energjisë dhe shton prodhimin e endorfinës. Kjo është zgjidhja ideale për të hequr qafe stresin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.