Mirëqenie

May 24, 2019 | 8:10

5 pijet që zvogëlojnë yndyrën e barkut

Gjëja e parë që duhet bërë për të humbur peshë është padyshim ndjekja e një diete të shëndetshme dhe të balancuar dhe ushtrimi rregullisht me aktivitet fizik. Nuk ka asnjë dyshim: humbja e peshës kërkon qëndrueshmëri dhe një minimum sakrifice.

Ka pije që, në sajë të përbërësve të tyre të shkëlqyer, ndihmojnë në rënien nga pesha duke djegur dhjamin e barkut. Këto nuk janë elixira magjike, por pije që, kur kombinohen me një dietë të shëndetshme, mund të punojnë së bashku për të djegur dhjamin.

Çaji jeshil. Pastron trupin dhe është i pasur me antioksidantë. Çaji jeshil gjithashtu ka veti termogjene që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe aktivizimin e djegies së dhjamit.

Kanellë dhe mjaltë. Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni një lugë çaji mjaltë dhe gjysmë luge çaji pluhur kanelle. Përziejini mirë dhe pijeni: është një pije e shkëlqyer termogjenike që promovon humbje peshe.

Luleshtrydhe dhe panxhar. Ky kombinim është i shkëlqyer për detoksifikimin e zorrës së trashë dhe ka veti diuretike. Për më tepër, përbërësit e tij kanë veti anti-inflamatore dhe antibakteriale, dhe ndihmojnë në djegien e yndyrës.

Kafe e zezë. Ndihmon për të përshpejtuar metabolizmin, gjithmonë dhe kur e pini pa sheqer. Kafeja i jep energji trupit, duke favorizuar aktivizimin e metabolizmit.

Ananasi. I pasura me vitaminë C dhe bromelain, ananasi gjithashtu ndihmon për të humbur peshë. Përziejeni atë me një copë xhenxhefil dhe ujë kokosi për të marrë një pije energjike dhe dobësuese.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top