Marrëdhënie

July 18, 2017 | 15:01

5 punët e shtëpisë që mund të bëjnë fëmijët e vegjël

Vjen një moment ku për fëmijët, lojërat e vogla, kanë më pak interes në aktivitetin e tyre argëtues. Megjithatë, mami apo babi janë të sigurt se çfarë është më e mirë për t’u argëtuar sesa makinat apo kukullat.

Sipas këshillave të Maria Montessori, që në muajin e 15-të mund t’i përfshijmë fëmijët në detyra të vogla shtëpie. Po, po, të gjitha ato aktivitete nga të cilat ata përjashtohen, nga frika se të vegjlit mund të lëndohen apo t’i thyejnë. Në të vërtetë, ajo që duhet të bëni është të rimendoni mënyrën se si t’i bëjnë punët, duke i përgatitur fëmijët me detyra shtëpie për të përmirësuar jetën e tyre.

eeee

“U lehtësojmë” ambientin, sepse në një mjedis ku ka rrëmujë objektesh dhe lojërash, fëmija nuk është i sigurt. Organizojmë sendet më të domosdoshme dhe i vendosim nëpër sirtarë, duke u lënë dorë të lirë edhe fëmijëve të veprojnë. Përdorim ujin, kështu që, po të laget, i lejojmë që përmes një pecete apo sfungjeri të dijë ta përdorë për ta pastruar. Kështu e edukon fëmijën me ndihmën personale që duhet të japë në të bërit punë, të mbajturit pastër të shtëpisë dhe të konsumojë energji për mbarëvajtjen e shëndetit. Është argëtuese për ta!

Frymëzohuni dhe frymëzoni nëna! Punët e brendshme janë vërtetë për mamatë, por nëse do të edukoni me këtë gjuhë fëmijët tuaj, është e sigurt se do të shpërbleheni duke pasur fëmijë të sigurt dhe të pavarur për jetën.

Ja 5 detyra të thjeshta shtëpiake që mundet t’u lejoni fëmijëve tuaj 15-18 muajsh:

 

Të lajë frutat dhe perimet

Në një tabaka vendosni një tas me pak ujë dhe lloje të ndryshme fruta-perimesh. Unë për shembull vendos 3 lloje çdo herë, për shembull: 1 kungull, 1 patate, 1 karotë. Pyesim fëmijën për të na ndihmuar për t’i larë. Shohim si e bën herën e parë, duke e përsëritur emrat për çdo bimë, ngjyrë dhe formë. Pastaj i lëmë të lirë. Duke vepruar kështu për disa muaj, mund t’i ndihmojnë të mësojnë t’i presin edhe vetë frutat apo perimet, ose të bëjnë vet lëng të shtrydhur.

 

Të përdorë sfungjerin për t’i larë

Siç kemi thënë, kur fëmija përdor ujin, aksidentet janë të zakonshme. Le t’i vëmë në përdorim një sfungjer ose një pecetë në mënyrë që të korrigjohet sa herë e sheh të nevojshme. Kjo praktikë do të jetë shumë e dobishme për të larë më vonë edhe një objekt (një tavolinë apo karrige). T’i përgatisim një mjet plastik me ujë, diçka që të jetë në gjendje ta mbushë vetë dhe t’i japim një sfungjer apo një furçë. Gjithmonë e më shumë do shohim se si do të përfitojë mjetet e do aftësohet për t’i ndjekur siç duhet hapat.

 

Të lajë dhe të nderë teshat

Vendosini rrobat në makinën larëse, shikoni sesi rrotullohet dhe më pas ndihmojeni mamin t’i terë. Një detyrë që përveçse është praktike, ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike lëvizja për të hapur derën e lavatriçes, futja e teshave, vendosja e ilaçit, zbutësit, heqësit të njollave dhe mbyllja e saj për t’i dhënë komandën procesit të fillojë.  Kjo ndihmon për një aktivitet mësues për fëmijën dhe lehtësues njëherësh edhe për vetë prindin, dedikuar profesionit.

 

Fshirja e pluhurave

Djali im ka qenë gjithmonë admirues ndaj këtij aktiviteti. Akoma pa u ngritur në këmbë, merrte në duar një pecetë pluhurash për t’i pastruar aty ku ishin nëpër shtëpi. Dhe, besomëni, unë nuk jam nga ato që pastroj çdo ditë shtëpinë. Kështu që kuptova që ishte me të vërtetë një aktivitet që ai e adhuronte. I mora peceta të vogla pluhurash për moshën e tij, ato antistatike që t’i merrte kur të dëshironte, apo kur vinte rreth e përqark e shihte pluhura për t’i pastruar.

 

Shtrimi në tryezë

Tashmë fëmija im është 2 vjet e gjysmë dhe ai përcakton se çfarë duhet shtruar në tryezën e më të mëdhenjve, por kur ai ishte 15-18 muaj filloi të hidhte hapat e parë për këtë kulturë. Këtë e shfaqte të përshkruar në rregullin e ndërtuar në tryezën e tij, ku si të rriturit vendoste pecetat, pjatat, gotat dhe lugë e pirun, duke e vendosur secilin nga elementët në vendin e vet. Tani jemi në pikën që ai hap frigoriferin për të marrë edhe pije apo gjëra për të ngrënë.

 

Një fëmijë kaq i vogël ka ende nevojë për ne, për mbështetjen tonë, që të punojnë krah për krah me ne. T’u japim fëmijëve të kuptojnë ndihmën që duhet të marrin në hapësirën e më të rriturve dhe të mësojnë nga përvoja e mamit për një rritje të shëndetshme të tij.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top