Lifestyle

June 5, 2017 | 11:30

5 qershori, Dita Botërore e Mjedisit/Ne jemi pjesë e natyrës dhe jemi të lidhur ngushtë me të

1

Dita Botërore e Mjedisit festohet çdo vit, duke u organizuar aktivitete të ndryshme në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe ngritjes së vetëdijes në nivel botëror, lidhur me rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe ndryshimet pozitive që vijnë nëse mjedisi mbrohet. Është zgjedhur pikërisht 5 qershori për të kremtuar këtë ditë, si vendim i Kuvendit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1972. Në vitin 1972 është shënuar fillimi i konferencës mbi mjedisin në Stokholm, ndërsa në 1973 është shënuar Dita e Parë Botërore e Mjedisit. Konferenca në fjalë ka ndikuar së shumti në rritjen e masave për të mbrojtur mjedisin, në hartimin e politikave me qëllim ruajtjen e tij. Tema e konferencës ndryshon çdo vit, me qëllim për të kontribuar në aspekte të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit.

Mjedisi është mjaft i rëndësishëm për mbijetesën në Tokë. Dhe për shkak të rritjes së numrit të popullsisë apo zhvillimit të industrisë, ai ndihet gjithmonë e më i kërcënuar. Dita Botërore e Mjedisit festohet në të gjitha kontinentet, me anë të aktiviteteve të ndryshme si: paradë biçikletash, tubime në rrugë, fushata pastrimi dhe riciklimi, koncerte etj.

 Vendi pritës i këtij viti Kanadaja ka zgjedhur temën që do të jetë në qendër të festimeve rreth planetit.

“Lidhja e Njerëzve në Natyrë”, është tema për Ditën Botërore të Mjedisit 2017, dhe na fton të dalim në natyrë për të vlerësuar bukurinë dhe rëndësinë e saj. Tema e këtij viti ju fton të mendoni se ne jemi pjesë e natyrës dhe jemi të lidhur ngushtë me të. Ajo na sfidon që të gjejmë mënyra zbavitëse dhe emocionuese për të përjetuar dhe çmuar këtë marrëdhënie jetësore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top