Vajzat bëjnë çmos që të kenë një pamje të kuruar dhe të bukur, por detajet e vogla bëjnë diferencën. Ja kush janë 5 rregullat themelore të bukurisë:
- Gjumi
Mjafton ta lësh pak pas dore për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ai. Rrathët e zinj të syve dhe qeset nën sy janë shenjat e para të privimit nga gjumi.
- Uji
Ju duhet të konsumoni të paktën 1 litër ujë në ditë, ta pastroni fytyrën dy herë në ditë ose ta hidratoni atë sa herë të jetë e nevojshme, pra, uji është thelbësor.
- Kremi me faktor mbrojtës
Për të shmangur djegien nga dielli, rrudhat, njollat kafe, kancerin, mbrojeni fytyrën tuaj me një krem pudër me faktor mbrojtës. Por edhe një krem pudër i thjeshtë gjithashtu siguron mbrojtje kundër diellit.
- Hiqni dorë nga duhani
Përveçse dëmton mushkëritë, duhani gjithashtu shkakton formimin e rrudhave, sidomos rreth gojës.
- Pastrimi i fytyrës
Nëse nuk e hiqni grimin para gjumit, ai mbyll poret. Nëse ju flini me grim, atëherë e dëmtoni atë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.