Lifestyle

October 13, 2018 | 8:45

5 sekrete për të rigjetur linjat trupore

Të gjithë bëjnë çdo gjë për të rigjetur linjat e duhura trupore. Ja pra 5 “sekrete” për të rigjetur peshën ideale dhe të jeni sa më në formë.

Flini të paktën tetë orë: Shpesh njerëzit kanë tendencën të flenë pak orë. Me pak orë gjumë, organizmi prodhon grelinë, hormonin e urisë, i cili stimulon urinë dhe grumbullimin e yndyrnave trupore. Ndaj është e rëndësishme të flini të paktën 7-8 orë në natë për t’u dobësuar e për t’u rikthyer në formë!

Pini ujë e limon para mëngjesit: Lëngu i limoni është i përsosur për t’u detoksifikuar. Pini ujë dhe limon çdo mëngjes, pasi rregullon metabolizmin dhe ndihmon tretjen. Uji dhe limoni, ndër të tjera, fuqizon funksionimin e rruazave të bardha. Duke qenë se limoni është i pasur me vitaminë C ndihmon edhe për të luftuar gripin.

Pini të paktën dy apo më shumë litra ujë në ditë: Të pini shumë ujë, përveç se ju bën të rigjeni formën fizike, bën shumë mirë edhe për shëndetin. Po si t’ia dilni të pini dy apo më shumë litra ujë në ditë? Një sekret për t’ia dalë mbanë është ta aromatizoni. Mund ta realizoni vetëm duke i shtuar ujit copa frutash të freskëta, mente apo agrume. Nëse nuk keni kohë, mund të merrni esenca që shkrihen në ujë për të krijuar pije hidratuese me bazë mineralesh e vitaminash.

Hani pak dhe shpesh: Shpesh për t’u kthyer në formë, njerëzit kanë tendencën të heqin dorë nga vaktet ose dalin nga shtëpia pa mëngjes. Nuk ka gjë më të gabuar: të mos hani vakte të rregullta ngadalëson metabolizmin. Është e rëndësishme të hani pak e shpesh, të konsumoni të paktën pesë vakte në ditë. Mundohuni të mos evitoni as vaktet e ndërmjetme, pasi në vaktin e drekës dhe të darkës do të jeni të ngopur.

Evitoni ashensorët, shkallët e lëvizshme dhe përdorni sa më pak makinën: Për të rigjetur formën perfekte fizike, është e rëndësishme të bëni shumë aktivitet fizik. Filloni (kur është e mundur) ta përdorni makinën sa më pak të jetë e mundur. Preferoni të ecni më këmbë, të ngjisni shkallët dhe të bëni çfarëdolloj aktiviteti fizik. Nëse mundeni, vendosni të shkoni në shkollë ose në punë me biçikletë dhe do të shihni që rezultatet do të fillojnë të shihen menjëherë. Është e qartë se është e rëndësishme të bëni të paktën një orë ecje të shpejtë në ditë, por nëse do të dilni të kombinoni edhe këto “sekrete” të vogla, gjithçka do të bëhet më e thjeshtë dhe e efektshme.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top