Edhe pse në shumicën e rasteve mungesa e vitaminës nuk është e rrezikshme, ju duhet të vini re ndryshimet në trupin tuaj. Kur trupi përpiqet t’ju njoftojë për probleme të tilla si, mungesa e vitaminave, do të lëshojë ‘sinjale’ të çuditshme, jo normale, që nuk i keni ndeshur më parë.
“Në ditët e sotme, kur konsumohen shumë ushqime të përpunuara, është shumë e lehtë të kemi mungesë vitaminash, duke mos ngrënë aq sa duhet ushqime të caktuara apo për shkak të përthithjes jo të duhur të tyre, për shkak të problemeve me tretjen”. Kështu vëren Dr. Susan Blum, themeluese e Blum Center for Health dhe autore e librit “The Immune System Recovery Plan”. Edhe pse diçka e tillë mund të mos shkaktojë një sëmundje të caktuar, trupi do të vuajë tepër për shkak të mungesës së vitaminave. Vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjithë reaksionet biokimike në trup dhe ne kemi nevojë për to, që organizmi ynë të funksionojë siç duhet.
Këtu janë 5 shenja paralajmëruese që ju duhen për të plotësuar me vitamina trupin tuaj:
Plasaritje në qoshet e buzëve
Diçka e tillë tregon se keni mangësi në hekur, zink dhe vitamina B si niacin (B3), riboflavin (B2) dhe B12. Diçka e tillë është e zakonshme nëse jeni vegjetarian. Për të rregulluar një defiçencë të tillë duhet të hani më tepër mish shpendësh, salmon, peshk ton, vezë, midhje, prodhime deti, domate të thara në diell, pazi, salcë të bërë nga farat e susamit (tahini), kikirikë dhe legume si thjerrëzat. Përthithja e hekurit përmirësohet nëse marrim vitaminë C, e cila gjithashtu ndihmon për të luftuar infeksionet, kështu që kombinojini këto ushqime me perime si brokoli, specat e kuq, lakrën dhe lulelakrën.
Lëkurë e skuqur dhe e acaruar në fytyrë ose kudo dhe humbje të flokëve
Mangësia në biotin (B7) e njohur si vitamina e flokëve
Kur trupi ruan vitamina me yndyrë të zgjidhshme (A, D, E, K) nuk ruan shumë vitamina B, të cilat janë të tretshme në ujë. Duhet të kemi parasysh se ngrënia e vezëve të pagatuara iu bën vunerabël, sepse proteina në vezët e papërpunuara e quajtur ‘avidin’ pengon trupin të përthithë biotinë. Për të rregulluar këtë problem, duhet të hani më tepër vezë të gatuara (gatimi çaktivizon avidin), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara soje, arra, bajame, lajthi, mjedra dhe banane.
Puçra të ngritura të kuqe ose të bardha, zakonisht në faqe, në krahë, në kofshë dhe në të ndenjura
Mangësi në acide yndyrore esenciale dhe në vitaminat A dhe D
Për të rregulluar këtë problem: Hiqni dorë nga yndyrnat e ngopura dhe rrisni konsumin e yndyrnave të shëndetshme. Shtoni më shumë salmon dhe sardele, arra dhe bajame apo fara, si: fije liri, kërp dhe chia në dietën tuaj. Për vitaminë A konsumoni perime me gjethe jeshile dhe perime me ngjyrë si karotat, patatet e ëmbla dhe specat e kuq. Këto sigurojnë beta karoten, që do ta ndihmojë trupin të përdorë vitaminë A.
Ndjesi pickimi, djegieje dhe mpirje në duar, këmbë apo kudo
Mangësi në vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12
Shenja të tilla mund të shoqërohen me ankth, depresion, anemi, lodhje dhe çrregullim hormonal. Për të rregulluar këtë problem përdorni spinaq, shparguj, panxharë apo karota, fasule, vezë, oktapod, midhje, goca deti apo mish shpendësh.
Ngërçe muskujsh sikur të qëllojnë me thikë në shputa, në pulpa, pjesën e poshtme të këmbës
Mangësi në magnez, kalcium dhe potasium
Nëse keni shpesh ngërçe, mund të keni mangësi në minerale. Edhe nëse lodheni fizikisht, mund të humbisni edhe më shumë minerale dhe vitamina B përmes djersitjes së madhe. Për të rregulluar këtë problem hani më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, mollë, grejpfrut, brokoli, bimë me gjethe jeshile si lakra, spinaqi dhe lule radhiqja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.