Marrëdhënie

September 26, 2017 | 11:00

5 shenja që jeni problemi në marrëdhënien tuaj

Njerëzit nxiten të gjejnë dashuri dhe të kenë marrëdhënie të lumtura, por 50 për qind e martesave përfundojnë në divorc – dhe pastaj përpiqen të gjejnë se ku gabuan? Ne shpesh fajësojmë partnerët tanë për shqetësimet në marrëdhënie, të cilat mund ose nuk mund të jenë të vlefshme. Ndoshta është koha për të marrë një vështrim më të afërt në pasqyrë për të parë nëse sjellja juaj kontribuon në probleme.

1

  1. Nevrikoseni shpejt

Nëse diçka e pakëndshme ndodh me ju dhe partnerin tuaj, shkoni nga “0 në 100 gradë” për tre sekonda. Mënyra për të dalë nga kjo është të bëheni të vetëdijshëm për sjelljen tuaj dhe ta ndryshoni atë. Merrni në konsideratë një program të menaxhimit të zemërimit, ose, të paktën, mësoni të bëni një pushim nga bisedat konfliktuale për 20 minuta për t’i dhënë vetes kohë për t’u qetësuar.

 

  1. Ju mendoni se partneri juaj është inferior ndaj jush

Ju mendoni se jeni “bomba” dhe partneri juaj nuk është. Kur ju mendoni se jeni më lartë, ju do të zhvilloni përbuzje për partnerin tuaj – dhe një person nuk do të tolerojë këtë sjellje të keqe për shumë gjatë.

 

  1. Ju shmangni konfliktin

Konfliktet duhet të marrin një zgjidhje, dhe jo të shmangen.

 

  1. Ju jeni të fiksuar me mediat sociale

Nëse gjithmonë postoni fotografi seksi në mediat sociale, ose flirtoni me ish-in, partneri juaj patjetër do të ndjehet i/e pasigurt dhe i kërcënuar. Dhe mbani mend? Kjo sjellje gjithashtu ju bën të dukeni të pasigurt dhe të dëshpëruar për vëmendje.

 

  1. Ju nuk merrni përgjegjësi për veprimet tuaja

Nëse gjithçka është gjithmonë faji i partnerit tuaj dhe kurrë i juaji, ju ndoshta jeni pak të njëanshëm ose iracional.

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top