Këshilla & Arsye

March 3, 2020 | 8:41

5 shenjat e manipulimit psikologjik dhe emocional

1

Në manipulimin psikologjik, një person “përdoret” për të mirën e dikujt tjetër. Manipuluesi qëllimisht krijon një asimetri të pushtetit dhe shfrytëzon viktimën që t’i “bindet” .

1) Identifikimi i zonave ku vepron: një manipulues mund të këmbëngulë të ndërveprojë me ju në hapësirat fizike, ku  mund të ushtroni më shumë dominim dhe kontroll. Kjo pastaj mund të ndodhë në zyrë, në punë, në shtëpi apo në vende të tjera ku ju mendoni se jeni të fuqishëm dhe të sigurt.

2) Sheh dhe kupton dobësitë tuaja dhe pastaj vepron. Kjo u shërben manipuluesve për të vlerësuar pikat e forta dhe dobësitë tuaja.

3) Manipulimi në praktikë: Shembujt mund të jenë gënjeshtra, satirë, fajësojnë viktimën e viktimizimit, deformim i disa të vërtetave, shpërndarjen strategjike ose refuzimin për informacione të rëndësishme, ekzagjerim, paragjykime. Këto janë disa nga shembujt e trajtimit praktik, që mund të çojnë në një gjendje asimetrie.

4) Ju trullos me teoritë dhe intelektualizmin: disa individë pohojnë të ashtuquajturën “ngacmimi intelektual”, duke pretenduar të jenë ekspertët madhështorë të viktimave. E gjithë kjo mund të bëhet në kontekstin e shitjes, kontekste financiare, në diskutime profesionale, në negociata ose në çështjet sociale dhe relacionale.

5) Trullos viktimën me shkresa: disa njerëz përdorin burokracira, procedurat, ligjet për të ruajtur pozitën e tyre të pushtetit, duke e bërë jetën më të vështirë për viktimat. Kjo teknikë mund të përdoret gjithashtu për të vonuar zbulimin e së vërtetës, për të fshehur të metat dhe dobësitë, për të ruajtur kontrollin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top