Zhvillimi i vërtetë nuk konsiston në faktin që të mos bësh gabime, por në diçka edhe më të vështirë, të mësosh nga gabimet duke e marrë përvojën personale si një mundësi për t’u përmirësuar. Vetëm ata që jetojnë me urtësi, mësojnë ta shohin me mirëkuptim veten dhe i pranojnë me ndershmëri anët antipatike që secili ka.
1.Hapi i parë për të mësuar nga gabimet personale është… t’i shohësh ato. Shpesh kemi tendencën të vërejmë me ekzaktësi ekstreme sjelljen e gabuar të të tjerëve. Por, kur janë të tjerët që na bëjnë me dije ndonjë gabim tonin, papritmas reagimet mund të na çojnë drejt ndjeshmërisë, inatit e mohimit. Ndalni reagimet sapo dikush tenton t’ju bëjë të ditur diçka që ka lidhje me mënyrën sesi silleni. Dëgjoni dhe mundohuni ta vëzhgoni së jashtmi veten. Do t’ju ndihmojë të reflektoni.
2.Ekziston një cilësi pa limite të mënyrave me të cilat duhet të përballeni me gjërat. Problemi është se jemi mësuar të konsiderojmë të drejta vetëm mënyrat që, sipas nesh, janë dhe derivojnë nga përvoja familjare apo nga ajo që na kanë mësuar gjatë fëmijërisë. Mundohuni të kuptoni këndvështrime të ndryshme, dalloni arsye të ndryshme dhe mënyrat e përballjes me problemin sipas një logjike të kundërt. Nuk ekziston asnjëherë një e vërtetë e vetme, mësoni ta njihni atë dhe lëvizni në rrugë të ndryshme. Kështu shtoni elasticitetin dhe jini të hapur mendërisht.
3.Çdo individ duhet me domosdoshmëri të përballet me dhimbjen që çdo zgjedhje sjell. Për shëndetin, si në nivel fizik, edhe atë psikologjik është thelbësore të ndalni së menduari në termat, nëse diçka është e drejtë apo gabim. Çfarë është “e drejtë” dhe çfarë “e gabuar”? Është shumë e vështirë t’i japësh një kuptim të saktë dhe, mbi të gjitha, koha është faktori thelbësor në vlerësimin e një lloj përgjigjeje.
4.Nuk është e mundur të ktheheni pas. Është e vërtetë, por sot mund të zgjidhni të veproni ndryshe. Është ndjenja e fajit që rezulton kaq shtypëse sa na limiton çdo veprim të lirë dhe ndikon negativisht, duke na bërë më asfiksues. Ruani fort në mendje mendimin se është e mundur të rregulloni, të paktën pjesërisht, atë që mendoni se është shkaku i vuajtjes: mundohuni të zgjidhni debatet në familje dhe nivel miqësor. Shpjegoni arsyet tuaja me përulësi. Jini gjithmonë të kujdesshëm të mbani një dialog të hapur. Transformoni fjalë si “gabim” në “dhimbje”; ndonjëherë nuk bëhet fjalë se keni gabuar, por për të pasur një ndryshim real është e nevojshme të mundoheni të kuptoni se çfarë mund të ketë shkaktuar dhimbje tek të tjerët. Përballuni në këtë mënyrë edhe me debatet e mëdha që mund të çojnë në ndarjen e një familjeje, duke marrë një tjetër rrugë.
5.Çfarë keni mësuar nga kjo përvojë? Kjo pyetje e thjeshtë është thelbësore për të kaluar çdo vështirësi, dhimbje dhe ndodhi që i ndiejmë si një gabim. Nuk mund të ndryshoni çfarë keni zgjedhur apo çfarëdolloj gjëje që keni përjetuar. Ndaj, edhe pse është e vështirë ta pranoni, konsiderojeni si një provë nga e cila mund të nxirrni mësime jete. Të rrëzoheni, të ngriheni e të mësoni është ajo që e bën jetën të denjë për t’u jetuar.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.