Mirëqenie

March 31, 2018 | 14:43

5 të pavërteta për qumështin formulë

Foshnjat që ushqehen me formulë nuk lidhen shumë me nënat

Ky është një mit që duhet të largohet. Vërtet nënat që ushqejnë fëmijët me gji lidhen me ta për shkak të kontaktit fizik, por kjo nuk i ndalon nënat që përdorin qumështin formulë të rrijnë fizikisht pranë me fëmijët e tyre.

Formula ka më pak vlera se qumështi i gjirit

Ka dallime midis gjirit dhe formulës, megjithatë, ato nuk ndikojnë shumë nëse një fëmijë merr sasinë e duhur të vlerave ushqyese. Proteinat, energjia, vitaminat dhe përmbajtja minerale e qumështit formulë është rregulluar nga viti 1980, që të plotësojë nevojat e foshnjës.

Formulat që kushtojnë më shumë janë më të ngjashme me qumështin e gjirit

Të gjithë llojet e qumështit formulë duhet të plotësojnë kërkesat dhe nevojat specifike ushqyese, kështu që çmimi në këtë rast nuk është tregues.

Formula shkakton obezitet

Ka disa prova që lidhin formulën me rrezikun e obezitetit tek fëmijët, por shkaku nuk ka lidhje me qumështin formulë në vetvete. Përkundrazi është rezultat që ka lidhje me sjelljen prindërore. Rezulton se prindërit që ushqejnë fëmijët me formulë, u japin atyre më shumë se ç’duhet.

Formula nuk është kurrë një zgjedhje e mirë

Ka raste kur ushqyerja me qumësht formule është e domosdoshme. Ndonjëherë, një nënë thjesht nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm qumësht.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top