Mirëqenie

February 23, 2018 | 10:44

5 ushqime kundër kancerit të gjirit

Sa i rëndësishme është ushqimi në parandalimin e tumoreve femra, veçanërisht kanceri i gjirit? Në lidhje me këtë jepet një shpjegim nga dr. Francesco Valenti, senolog në Qendrën Mjekësore Santagostino. Ajo që fillimisht duam të qartësojmë ka të bëjë me rolin e dietës dhe të ashtuquajturit “super ushqime”; parandalimi nuk duhet të kufizohet në këto, por përfshin strategji më komplementare: dietë të shëndetshme, kontrollin e peshës, aktivitet fizik dhe kontrolle specifike të ndryshme në varësi të moshës.

Parandalimi i kancerit të gjirit dhe dieta

“Ka sigurisht një korrelacion të ngushtë ndërmjet stilit të jetesës (ushqimi, aktiviteti fizik) dhe prekjes nga kanceri. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se “të paktën një e treta e të gjitha rasteve të kancerit mund të parandalohet” dhe ky parandalim çon në mënyrë të pashmangshme në një modifikim të stilit të jetesës së dëmshme dhe për këtë arsye edhe përmes ngrënies së shëndetshme. Megjithatë, është shumë e vështirë për të marrë të dhëna të sakta dhe të besueshme për korrelacionin midis kancerit të gjirit (dhe jo vetëm) dhe të ushqyerit “, shpjegon Dr. Valenti.

“Ne mund të nxjerrim informacion duke krahasuar të prekurit e kësaj sëmundjeje në vende të ndryshme të botës. Le të marrim si shembull rastin e grave japoneze që kanë një mundësi të preken nga kanceri i gjirit dhe t’i krahasojmë me gratë amerikane të së njëjtës moshë. Kur këto gra lëvizin për të jetuar në SHBA, ato përjetojnë të njëjtën situatë si të kolegëve amerikanë. Kjo na lë të mendojmë se rreziku ka të bëjë me mënyrën e jetesës, mjedisin dhe në veçanti me zakonet e ndryshme të ngrënies”, vazhdon eksperti.

Pra, roli i zgjedhjes së ushqimit duket të jetë shumë i rëndësishëm në parandalimin e kancerit, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit.

“Ushqimet super” kundër kancerit

Pra, a ka “ushqime super” për të parandaluar kancerin e gjirit? “Ajo që ne e quajmë “ushqime super” është në fakt një grup ushqimesh, për të cilat aftësia molekulare për të zvogëluar procesin e shtimit të pakontrolluar të qelizave në bazën e fillimit të kancerit të gjirit është shkencërisht e sigurt. Një kërkim i “City of Hope Cancer Center” në Los Anxheles ka identifikuar 5 ushqime që mund të ndihmojnë trupin në luftën kundër kancerit të gjirit “, shpjegon Dr. Valenti.

Këtu janë pesë ushqimet super të rekomanduara nga eksperti:

Shega: Përveç fuqisë së njohur antioksiduese, shega përmban deri në 6 kimikate që mund të pengojnë veprimin e Aromatase, një enzimë që është në gjendje të konvertojë sterolët në estrogjene. Kanceri i gjirit shpesh lidhet me stimulimin e estrogjenit nga vezoret (para menopauzës) ose nga veprimi i kësaj enzime te gratë pas menopauzës. Shuarja e saj duhet të zvogëlojë mundësinë e shfaqjes së tumoreve të lidhura me estrogjen.

Boronica: E pasur me fito-kimik, të aftë për të luftuar radikalët e lirë.

Kanella: Ekstrakti i kanellës është në gjendje të pengojë EGFR një proteinë të përfshirë në procesin e neoangiogenesis të tumorit, që është procesi i formimit të enëve të gjakut të reja që tumori të rritet dhe të ushqehet. Reduktimi i furnizimit me gjak në qelizat e kancerit mund të çojë në vdekjen e tyre dhe rrjedhimisht në mos-zhvillimin e sëmundjes.

Kërpudhat: Edhe te kërpudhat e zakonshme ka phytochemicals, të cilët pengojnë veprimin e Aromatase.

UVA: Ekstrakt i farave të rrushit, përveç se ka një veprim të ngjashëm me atë të shegës në aromatase, ky gjithashtu bllokon veprimin e proteinave të tjera të përfshira në procesin e rritjes së tumorit.

«Unë besoj se një mënyrë jetese e drejt në tavolinë dhe një vëmendje për shëndetin dhe mirëqenien janë metoda më e mirë për të reduktuar rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit”, përfundon Dr. Francesco Valenti.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.donnamoderna.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top