Këshilla & Arsye

February 12, 2020 | 8:08

5 ushqimet më të mira për t’u konsumuar për mëngjes

Pavarësisht nga çfarë mund të keni dëgjuar, ngrënia e mëngjesit nuk është e nevojshme për të gjithë. Në fakt, mosngrënia e mëngjesit mund të jetë më mirë se sa ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme. Megjithatë, një mëngjes i ushqyeshëm dhe i balancuar mund t’ju japë energji dhe të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë pjesës tjetër të ditës.

Ja disa nga ushqimet më të mira që mund të hani në mëngjes:

Vezët

Vezët janë të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë treguar se ngrënia e vezëve në mëngjes rrit ndjenjën e ngopjes, redukton marrjen e kalorive gjatë vaktit të ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të insulinës dhe sheqerit në gjak. Gjithashtu, të verdhat e vezëve përmbajnë luteinë dhe zeaksanthinë. Këto antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve në sy si kataraktet dhe shkatërrimi makular.

Vezët janë një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe mëlçisë. Edhe pse kanë përmbajtje të lartë kolesteroli, vezët nuk e rrisin nivelin e kolesterolit në shumicën e njerëzve. Në fakt, ngrënia e vezëve mund të reduktojë riskun për sëmundje të zemrës duke modifikuar formën e kolesterolit “të keq” LDL dhe rritur kolesterolin “e mirë” HDL.

Kosi

Kosi është kremoz, i shijshëm dhe shumë ushqyes. Proteinat që gjendet në kos reduktojnë ndjenjën e urisë dhe kanë një efekt termik më të lartë se sa yndyrnat apo karbohidratet. Termi efekt termik i referohet rritjes së ritmit metabolik që ndodh pas ngrënies. Kosi përmban gjithashtu acid linoleik, që rrit largimin e yndyrnave dhe ul riskun për kancer të gjirit.

Kafeja

Kafeja është një lëng shumë i mirë për të filluar ditën. Ka përbërje të lartë kafeine, gjë që mund të përmirësojë humorin, vigjilencën dhe performancën mendore. Edhe sasi të vogla kafeine mund t’i arrijnë këto efekte. Gjithashtu kafeina mund të rrisë ritmin metabolik dhe djegien e yndyrnave dhe ka një përbërje të lartë antioksidantësh, që reduktojnë inflamacionin, mbrojnë qelizat që veshin enët e gjakut dhe ulin riskun e diabetit dhe sëmundjes së mëlçisë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një nga lëngjet më të shëndetshme në planet. Përmban kafeinë, e cila përmirëson vigjilencën dhe humorin, si dhe ritmin metabolic. Gjithashtu çaji jeshil është shumë ndihmues ndaj diabetit dhe përmban antioksidantë të njohur si EGCG, që mbrojnë trurin, sistemin nervor dhe zemrën nga dëmtimet.

Frutat

Të gjitha llojet e frutave përmbajnë vitamina, kalium, fibër dhe kanë një përmbajtje të ulët kalorish. Ato kanë dhe një efekt ngopës për shkak të përmbajtjes së lartë në fibër dhe ujë.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top