Mirëqenie

June 14, 2018 | 13:38

5 ushqimet që shkaktojnë fryrje dhe ushqimet që e largojnë atë

Fryrja  është një ndjenjë shumë e keqe për shumë njerëz dhe ushqimet që hamë mund të luajnë një rol të madh në stomakun tonë. Ajo shkaktohet nga prania e tepërt e gazrave në sistemin tuaj tretës.

Shumica e njerëzve e përshkruajnë atë si ndjenja e ngopjes, e shtrëngimit ose fryrjes së barkut. Pra, ajo që ne fusim në stomakun tonë mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si ndihemi.

Është e qartë se gjërat si pijet e gazuara dhe pijet alkoolike – si birra – mund të shkaktojnë fryrje, madje edhe çamçakëzi ka qenë i lidhur me këtë problem.

Por gjithashtu ka edhe ushqime, të cilat mund t’i konsumoni çdo ditë dhe që shkaktojnë fryrje, shpjegoi dietologia Helen Bond.

“Në mënyrë tipike, ushqimet e njohura që shkaktojnë fryrje të tepërt janë perimet e tilla si brokoli, lulelakër dhe lakër,” tha ajo.

“Megjithatë, është mjaft e shëndetshme që të hani të paktën pesë racione të frutave dhe perimeve në ditë.

“Një mënyrë e mirë për të përcaktuar se çfarë mund të funksionojë më mirë për ju, që të mos eliminoni në mënyrë të panevojshme grupet ushqimore të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, duhet të përpiqeni të mbani një ditar ushqimor dhe simptomat për disa javë, për të identifikuar nëse ushqime të caktuara janë shkaku i fryrjes tuaj.

Pesë ushqimet kryesore që shkaktojnë fryrje:

  • Brokoli
  • Lakër brukseli
  • Lulelakër
  • Lakër
  • Fasulet dhe thjerrëzat

Këto perime shkaktojnë fryrje sepse përmbajnë një sheqer që sistemet tona të tretjes nuk mund ta prishin.

“Perimet janë plot me vitamina dhe minerale dhe do të japin një shtim të fibrave për të ndihmuar në ushqimin e mikrobiotës [baktereve të zorrëve], si dhe për të aktivizuar sistemin tuaj të tretjes”, tha Helen.

Ushqimet që duhet të hani për të larguar fryrjen

Ashtu si disa ushqime mund të shkaktojnë fryrje, ushqime të tjera mund ta mbajnë sistemin tuaj të tretjes në gjendje të mirë për t’ju ndihmuar të shmangni këtë ndjenjë të pakëndshme.

  • Presh
  • Karçof Jeruzalemi
  • Çikore
  • Qepë
  • Hudhër
  • Banane

“Mungesa e fibrave në dietën tonë do të thotë se të gjitha bakteret miqësore në zorrën janë të uritur dhe nuk janë në gjendje të punojnë”, shpjegoi Helen.

 

Burimi / thesun.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top