Këshilla & Arsye

December 17, 2018 | 14:47

5 vakte në ditë mbrojnë fëmijët nga obeziteti

Ka pak rregulla për të luftuar mbipeshën te fëmijët, por duhet të ndiqen me përpikëri. Sipas ekspertëve të shëndetësisë çelësi është ngrënia e 5 vakteve të rregullta çdo ditë.

Fëmijët duhet të sigurojnë të gjithë përbërësit e domosdoshëm në trup: karbohidratet, proteinat, lipidet, fibrat, vitaminat dhe mineralet, në një përqindje që ndryshon në varësi të kohës së ditës.

Mëngjesi mbron fëmijët nga obeziteti

Ky vakt kurrë nuk duhet të mungojë, sepse luan një rol themelor në kundërveprimin e obezitetit fëminor. Ushqimet e sugjeruara janë: bukë dhe mjaltë, marmalatë, drithëra, biskota. Çdo gjë duhet të shoqërohet me një filxhan qumësht ose kos të bardhë, por mund të konsumohet edhe lëng frutash apo perimesh të freskëta.

Vakti para drekës

Ky vakt ka për detyrë të sigurojë energji, të jetë i lehtë për t’u tretur dhe i larmishëm çdo ditë të javës.

Dreka

Dreka përfaqëson vaktin më të rëndësishëm të ditës, sepse sjell 40% të totalit të kalorive të përditshme. Mund të përbëhet nga një pjatë e parë, një e dytë, me perime të papërpunuara ose të gatuara dhe bukë, ose një pjatë e vetme, e shoqëruar me bukë.

Pasditja

Konsumi i diçkaje pasdite është shumë i rëndësishëm për të luftuar obezitetin. Mund të jetë një ushqim i ëmbël ose i kripur, por rëndësi ka të ketë diferencë rreth 3 orë me vaktin e darkës, për të lehtësuar procesin e tretjes.

Darka

Duhet të jetë e thjeshtë dhe e lehtë. Duhet të përmbajë një pjesë adekuate të karbohidrateve, të shoqëruara ose të kombinuara me një pjesë të proteinave.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top