Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që ta harrojmë telefonin diku, apo të kuptojmë se fare papritur telefoni nuk gjendet më në xhepin tonë.
Në ditët e sotme humbja e telefonit nuk ka nevojë të krijoj panik pasi ai është fare lehtë i zëvendësueshëm por për fat të keq të dhënat që ndodhen në të nuk janë.
Ekzistojnë disa masa paraprake që mund të ndërmerrni për të siguruar që të dhënat tuaja të jenë të sigurta nëse telefoni ju humbet.
Së pari, dhe më kryesorja gjithmonë bllokojeni telefonin tuaj dhe sigurohuni që shkarkimi i aplikacioneve të jetë i mbrojtur me një fjalëkalim.
Por pavarësisht këtyre bllokimeve, më poshtë do të gjeni pesë gjëra që duhet të bëni për të parandaluar ndonjë problem të mëtejshëm apo për ta marrë mbrapsht atë.
Telefonojeni celularin tuaj
Nëse jeni me fat, ndoshta telefoni juaj nuk është vjedhur por ndoshta e keni harruar vetë diku. Gjëja e parë që duhet të bëni është ta telefononi dhe të shpresoni se ndoshta dikush mund të përgjigjet e t’ju thotë se e keni harruar diku. Por nëse telefoni juaj del i fikur dhe ju keni patur mjaftueshëm bateri atëherë mos shpresoni më, telefonin tuaj e kanë vjedhur.
Gjurmojeni atë
Sigurohuni që të aktivizoni aplikacionin gjurmues në telefonin tuaj. Nëse gjurmoni vendndodhjen e telefonit tuaj ju mund ta ndiqni atë dhe të gjeni telefonin.
Njoftoni kompaninë tuaj celulare
Nëse jeni të bindur se telefoni juaj është vjedhur, atëherë duhet të telefononi kompaninë tuaj celulare dhe të raportoni vjedhjen e telefonit tuaj. Në këtë mënyrë ata do të bllokojnë numrin tuaj dhe ju do të keni mundësi të rimerrni përsëri telefonin tuaj.
Telefononi policinë
Nuk ka asnjë garanci se autoritetet në të vërtetë mund t’ju ndihmojnë për t’ju rikthyer telefonin, por ja vlen ta provoni. Ndoshta mund të jeni me fat dhe telefoni juaj të gjendet.
Fshini të dhënat e telefonit tuaj nga distanca
Edhe pse mund të jetë e vështirë t’i fshini fotot me dorën tuaj ky është një hap i rëndësishëm i cili duhet bërë nëse tashmë jeni të sigurt se nuk do ta merrni mbrapsht telefonin tuaj. Nëse keni informacione tejet të rëndësishme në telefonin tuaj si të dhënat e kartës së kreditit apo të dhëna të tjera të ndjeshme, atëherë këtë hap duhet ta ndërmerrni patjetër.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.