Këshilla & Arsye

February 7, 2017 | 8:30

5 zakonet e atyre që vuajnë nga depresioni

Depresioni shpesh nuk njihet dhe nuk diagnostikohet. Njerëzit mund ta mbajnë të fshehur edhe nga miqtë më të dashur. Ne priremi të mendojnë se vështirësitë që një person mban, janë gjithmonë të dukshme, si një plagë lufte. Por,  shumë prej këtyre lëndimeve mbeten të fshehura për sytë e atyre që nuk gjejnë kohën e duhur për t’i parë më nga afër.

depressione

Zakonet e atyre që vuajnë nga depresioni:

Mund të pretendojnë se gjithçka është në rregull dhe gjithashtu duken shumë të lumtur dhe optimist

Shpesh njerëzit me depresion përpiqen të tregojnë vetëm aspektet pozitive të sjelljes së tyre, pa marrë parasysh se çfarëpo kalojnë.

Përdorin teknika të zakonshme për të kapërcyer gjendjen në të cilën ndodhen

Trajtimet e depresionit përfshijnë psikoterapinë. Megjithatë, ka edhe teknika të zakonshme që mund të përfshijnë muzikë, stërvitje, një udhëtim me makinë, një shëtitje.

Izolohen në vetvete

Njerëzit në depresionë vuajnë nga një ndjenjë e fortë e braktisjes.

Mund të jenë profesionistë të vërtetë për të shpikur histori

Shpesh, ata nuk duan të pranojnë se janë të prekur nga depresioni dhe dinë se çfarë të thonë për të larguar vëmendjen e të tjerëve nga ato. Pra, dinë si të fshihen.

Kanë sjellje anormale që lidhen me ushqimin dhe gjumin

Ata flenë pak, ose tepër. E njëjta gjë vlen për ushqimin;  hanë shumë, ose pak.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top