Sigurisht një temë delikate, për t’u trajtuar me një dozë të mirë të taktikës. Përcaktimi i asaj së çfarë konsiderohet inteligjencë dhe çfarë marrëzi është diçka që ka të bëjë me objektivitetin. Megjithatë disa karakteristika mund të tregojnë në mënyrë të arsyeshme sjelljen e njerëzve jo inteligjentë.
“Vetëm dy gjëra janë të pafundme: gjithësia dhe marrëzia njerëzore, rreth universit unë ende kam dyshime”. (Albert Einstein)
Budallallëku ekziston dhe mjerisht, është shumë i përhapur. Përkundër kësaj, nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh një person budalla. Në të vërtetë, nuk duhet të mashtrohemi nga disa aspekte që merren si shembull për të dëshmuar inteligjencën e personit. Midis këtyre sigurisht suksesi ekonomik. Në realitet, edhe njerëzit e trashë mund ta arrijnë me lehtësi. Le të mos harrojmë se jo rrallë është rezultat i rastësisë, i rrethanave fatlume. Dhe jo një meritë e inteligjencës.
Zakonet e njerëzve jo inteligjentë
Jo, pasuria dhe suksesi nuk janë gjithmonë sinonim me inteligjencën, ndërkohë që ka qëndrime të caktuara që me siguri tregojnë marrëzi. Ja cilat janë ato…
- Gjithmonë duan të jenë të drejtë
Kur lindin mosmarrëveshje, kundërthënie, konfrontime, ajo çfarë e dallon një person inteligjent nga një person budalla, është aftësia për të kuptuar bashkëbiseduesin. Të jesh në gjendje të kuptosh arsyet, motivet e palës tjetër, është një shenjë e hapjes dhe ndjenjës së shëndoshë. Pra, inteligjencës. Përkundrazi, njerëzit e trashë mbyllen ne vetvete dhe pretendojnë një arsye që nuk është pothuajse asnjëherë dhe në çdo rast e drejta e vetëm një pjese.
- Gjithmonë fajësojnë të tjerët
Pamundësia për të bërë vetëkritikë, për të analizuar situata serioze, shpesh çon në qëndrime sipërfaqësore. Dhe bën që ai të përballet me njerëz jo të zgjuar. Kështu sjellja tipike e atyre që nuk e përdorin arsyen është që gjithmonë të shkarkojnë gabimet e tyre.
- Priren të jenë egoistë
Njerëzit e zgjuar natyrisht zhvillojnë ndjeshmëri dhe shkëmbim të aftësive. Nga ana tjetër ata që përqendrohen vetëm tek vetvetja, janë të vëmendshëm vetëm për avantazhin e tyre, tregojnë inteligjencë të dobët. Në të vërtetë një hulumtim i kryer disa vite më parë nga Universiteti i Teksasit e konfirmoi këtë pikë. Me të njëjtat të ardhura, ata që dhuruan spontanisht kishin një shkallë më të lartë të inteligjencës.
- Zakonisht janë shumë agresivë
Duke mos qenë në gjendje të argumentojnë ose të pohojnë arsyet e tyre me arsyetim dhe logjikë, njerëzit jo inteligjentë përdorin agresionin. Në fakt, duke qenë shpesh pa argumente, ata nuk hezitojnë të përdorin paragjykimet dhe forcën.
- Ata besojnë se janë më të mirë se të tjerët
Njerëzit e zgjuar kanë një vetëbesim të mirë dhe vetëvlerësim të fortë. Prandaj ata nuk kërkojnë të zvogëlojnë ose dëmtojnë kolegët dhe të njohurit. Përkundrazi, ata që mendojnë se janë një metër mbi tjetrin, në realitet, drejtohen pas një qëllimi ideal që është rezultat i marrëzisë së tyre.
“Vetëm njerëzit e mençur nuk ndryshojnë kurrë.”
Ky është mendimi i Konfucit, i cili në mënyrë madhështore përmbledh kuptimin e asaj që u tha. Në fakt, karakteristika e parë dhe më e rëndësishme e njerëzve inteligjentë konsiston në të qenit të vetëdijshëm se në jetë gjithmonë ka diçka për të mësuar. Një mendim për të ndryshuar. Një arsye për të përmirësuar. Janë të përulur dhe gjithmonë në dispozicion të të tjerëve.
Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.