Në fokus

June 5, 2019 | 9:59

5 zakonet që e bëjnë shtëpinë tuaj të dëmshme

Një shtëpi e balancuar është një burim i mirëqenies dhe një vend ku kemi kënaqësinë të kthehemi gjithmonë, veçanërisht në një moment lodhjeje në të cilën ne kërkojmë paqe dhe qetësi. Për fat të keq, ka zakone që e bëjnë shtëpinë të dëmshme.

Një shtëpi negative krijon siklet dhe na bën më të prekshëm, duke rritur mundësinë që të sëmuremi, si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht. Është një vend që na bën të ndihemi keq dhe nga e cila do të dëshironim të iknim.

5 zakonet që e bëjnë shtëpinë tonë të dëmshme

Koncepti i vendeve të dëmshme u propozua nga Kalle Lasn rreth tridhjetë vjet më parë. Në kohën kur lindi një lëvizje e motivuar nga shqetësimi se njerëzit mund të sëmureshin për shkak të shtëpisë së tyre të dëmshme. Prandaj, një grup psikologësh ka studiuar këtë koncept duke analizuar ndryshimet në stilin tonë të jetesës dhe rritjen e çrregullimeve mendore vitet e fundit.

Në vendet më të zhvilluara perëndimore, sipas OBSH, disa sëmundje të tilla si skizofrenia janë rritur me 45% që nga viti 1985 deri më sot. Në Mbretërinë e Bashkuar, depresioni tek adoleshentët është rritur nga 6% në 18% që nga viti 1987.

Sipas disa ekspertëve, këto sëmundje janë shkaktuar nga një ndryshim i thellë kulturor që pasqyrohet në një stil jetese të shënuar nga konsumizmi, mungesa e inteligjencës emocionale, një ndryshim në shkallën e vlerave dhe një vështirësi në rritje në ruajtjen e marrëdhënieve. Familjet zakonisht janë mjedisi në të cilin fillon çdo gjë ose ku përjetohen sjelljet toksike.

Megjithatë nuk duhet të lejojmë që qëndrime të caktuara të përfundojnë duke e bërë shtëpinë tonë të dëmshme, sepse kjo ndikon gjithashtu në shëndetin tonë. Sipas një studimi të kryer nga University College London, është zbuluar se njerëzit që mbajnë marrëdhënie negative kanë më shumë gjasa të kenë sulme të rrezikshme në zemër.

Këtu janë zakonet e dëmshme:

E bërtitura

Një ditë fillon të bërtasësh sepse ke frikë se nuk do të dëgjohesh, të nesërmen sepse dëshiron të kesh të drejtë dhe në fund, të bërtiturat bëhen normale. Megjithatë, nga këtu lind embrioni i dhunës dhe të bërtiturat janë zakone shumë të dëmshme.

Sipas hulumtimit të kryer nga Harvard Medical School, të bërtiturat mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe të përhershme strukturën e trurit të një fëmije dhe të shkaktojnë probleme të personalitetit në të ardhmen.

Për të shmangur jetesën në një shtëpi të dëmshme, rregulli është shumë i thjeshtë: braktisni të bërtiturat. Secili anëtar duhet të mbajë mend se të bërtiturat nuk do t’i japin atij të drejtë, por është e rëndësishme që të kultivojnë ndjeshmërinë dhe këmbënguljen.

Veprimet ushtarake

Nëse keni ardhur në shtëpi dhe papritur ndjeni një peshë në shpatullat tuaja atëherë me shumë gjasa në shtëpi ekziston një atmosferë shumë armiqësore. Ka shtëpi në të cilat nuk ka entuziazëm, ku njerëzit pothuajse nuk buzëqeshin, por përkundrazi tregojnë qëndrime armiqësore dhe sillen sikur të tjerët të ishin kundërshtarët e tyre. Në këto vende mbizotëron ligji i më të fortit, kështu që është shumë e vështirë të gjesh pushim dhe qetësi.

Për fat të mirë është një problem që zgjidhet lehtësisht: në një shtëpi të dëmshme nuk ka fitues dhe është e rëndësishme të përqendrohesh te zgjidhja e problemeve, në vend që të kërkosh fajtorë.

Drama

Çdo qenie njerëzore kalon momente dramatike në jetën e tij. Megjithatë, kur shtëpia bëhet një dramë e përditshme, dëshpërimi, frustrimi dhe depresioni ndjehen së shpejti. Kjo ndodh sidomos kur njerëzit gjejnë gjithmonë një problem për çdo zgjidhje, përqendrohen vetëm në aspektet negative të jetës dhe kanë ankesa për mënyrën e jetesës së tyre. Këta njerëz nuk bëjnë asgjë, por “e infektojnë” shtëpinë, duke shkaktuar një mjegull pesimizmi.

Si ta zgjidhim problemin? Shumë thjeshtë. Mjafton të adoptosh një qëndrim më pozitiv, i cili do të përfundojë si ngjitës dhe do të kundërveprojë qëndrimet negative të të tjerëve.

Kaosi

Hapësira në të cilën kaloni disa orë në ditë përfundon duke ndikuar në gjendjen shpirtërore. Prandaj, një hapësirë e çrregullt dhe kaotike mund të përfundojë duke shkaktuar kaos të njëjtë mendor. Është vërtetuar se një mjedis i çorganizuar dhe kaotik nuk lejon që truri ynë të përpunojë informacionin në mënyrë korrekte, duke rezultuar në një ndjenjë mbingarkese që ndikon në produktivitetin tonë dhe rrit ankthin dhe stresin.

Megjithatë, ky konfuzion nuk i referohet vetëm hapësirës fizike, por edhe mungesës së rregullave që garantojnë një bashkëjetesë fluide mes anëtarëve të familjes.

Si ta zgjidhim atë? Është e rëndësishme që rendi të mbizotërojë në çdo familje dhe të ketë rregulla të bashkëjetesës, edhe të nënkuptuara, në mënyrë që të gjithë të njohin kufijtë që nuk duhet të tejkalohen.

Zhvlerësimi

Në një shtëpi të dëmshme ku anëtarët e familjes nuk vlerësohen, është e vështirë për ta që të zhvillojnë vetëvlerësim të mirë dhe të kenë besimin për t’u përballur me jetën. Zhvlerësimi është një nga zakonet më të dëmshme.

Nëse anëtarët e familjes nuk vlerësohen dhe respektohen, është e vështirë për ta që të zhvillojnë vetëvlerësim të mirë dhe të kenë sigurinë e nevojshme për t’u përballur me jetën. Ka shumë forma zhvlerësimi, si mosnjohja e përpjekjeve të një personi, minimizimi vazhdimisht i rezultateve të tyre ose madje injorimi i tyre.

Në disa shtëpi krijohen dinamika shumë të dëmshme në të cilat një nga anëtarët etiketohet si “dele e zezë” e familjes jofunksionale ose si kokë turku. Natyrisht, këto dinamika nuk janë negative vetëm për ata që fajësojnë, por edhe për pjesën tjetër të anëtarëve, pasi i pengon ata të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të piqen si njerëz.

Si ta zgjidhim atë? Çdo person është unik dhe ne duhet ta vlerësojmë atë për këtë. Ne duhet të mësojmë të përqendrohemi në pikat e forta dhe në atë që i bën ata të veçantë. Secili ndriçon me dritën e vet, duhet të sigurohemi që ta ushqejmë atë dritë, jo ta fikim.

 

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top