Problemet e fytyrës ndonjëherë bëhen aq shqetësuese sa që duket sikur duhet një shekull i tërë për t’i zgjidhur. Për këtë arsye po ju tregojmë si të zgjidhni në pesë minuta çdo problem të fytyrës.
Lëkura e thatë
Lëkura e thatë është ajo që shpie ne rrudha dhe në probleme të mëvonshme më të theksuara. Për të eliminuar “shkretëtirën” e lëkurës ekziston një truk 5 minutësh.
Grini pak avokado çdo natë para se të flini. Vendoseni në fytyrë dhe mbajeni aty deri në mëngjes. Vaji i avokados do të zhduk sa hap e mbyll sytë shkretëtirën nga fytyra juaj.
Vetullat e zbehta
Qumështi i ushqen qimet dhe i bën ato të rriten më të trasha dhe më të dendura. Për të shpëtuar nga vetullat e holla, vendosni pak qumësht mbi to çdo natë përpara se të flini.
Poret
Nëse keni pore të zmadhuara dhe lehtësisht të dallueshme, atëherë ne po ju japim zgjidhjen e këtij problemi. Për këtë ju vjen në ndihmë uthulla e mollës.
Me ndihmën e një pambuku vendosni në fytyrë para gjumit uthull molle. Ky përbërës do të bëjë pastrimin dhe mbylljen e poreve të lëkurës.
Rrathët e zinj
Rrathët e zinj poshtë syve zakonisht formohen si pasojë e një rutine të lodhshme. Gjithsesi për të zhdukur nga jeta juaj këtë problem, mjafton të vendosni poshtë syve akull çdo mëngjes. Akulli do të reduktojë ënjtjen dhe ngjyrën e errët poshtë syve.
Pushi i fytyrës
Pushin e fytyrës mund ta eliminoni mjaft mirë me ndihmën e dyllit. Ama po për të njëjtin problem ekziston një zgjidhje më e lehtë dhe më efikase.
Në një enë shtoni një të verdhë veze, niseshte dhe pak sheqer. Pasi të keni krijuar një masë homogjene duke i trazuar përbërësit, maskën që krijuat vendoseni në fytyrë dhe lëreni aty për rreth 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën vetëm me ujë të ngrohtë.
Nëse e përsërisni këtë rutinë për rreth katër javë do të vini re që pushi i fytyrës tuaj do të jetë zhdukur gradualisht.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.