Lifestyle

January 22, 2020 | 9:52

50-vjeçaret që po përjetojnë një rini të dytë

Gjatë një interviste, shkrimtari i njohur Yann Moix tha se ai kurrë nuk do të dashurohej me një pesëdhjetë vjeçare (ose një nga bashkëmoshataret e tij), sepse gratë në atë moshë do të ishin shumë të moshuara që ai të dashurohej. Fjalët e tij janë kundërshtuar në mënyrë të menjëhershme, pasi ato janë të pa baza.

Thjesht hidhni një vështrim rreth e rrotull për të kuptuar se sa gra mbi 50 vjeç janë duke përjetuar një rini të dytë. Këtë e demonstrojnë fare mirë edhe disa të famshme, të cilat kalimi i kohës i ka bërë (nëse është e mundur) edhe më seksi (aq sa shpesh dashurohen nga burra të rinj).

Monica Bellucci

Aktorja italiane Monica Bellucci është 54 vjeç dhe është gjithmonë e kërkuar nga regjisorët në të gjithë botën. Ndërsa ish-burri Vincent Cassel u martua me një grua më të re (Tina Kunakey), ajo arriti të magjepsë artistin dhe modelin Nicolas Lefebvre, i cili është 18 vjet më i ri se ajo.

Valeria Golino

Në moshën 53 vjeçare Valeria Golino vazhdon të konsiderohet një femër fatale dhe kjo nuk dëmton talentin e saj, si aktore dhe si regjisore. Pas përfundimit të historisë së gjatë të dashurisë me Riccardo Scamarcio, ajo u lidh me avokatin 29-vjeçar Fabio Palombi.

Valeria Bruni Tedeschi

54 vjeçarja Valeria Bruni Tedeschi, aktore dhe regjisore e rafinuar që e ndan jetën e saj mes Italisë dhe Francës. Asaj nuk i pëlqen të luajë shumë me joshjen, por hijeshia e saj e kombinuar me një spontanitet çarmatues pushton dhe të bën të dashurohesh. Kolegu Louis Garrel, 19 vjet më i ri, i cili ka qenë përkrah saj për disa vjet, e di mirë këtë.

Jennifer Aniston

Aktorja amerikane Jennifer Aniston do të mbush 50 vjeç në 11 shkurt, por duket se kjo nuk e shqetëson shumë.

Robin Wright

Nëse si vajzë ishte bukuria klasike engjëllore, në moshën 52 vjeçare Robin Wright fitoi vendosmëri dhe sensualitet. Cilësi që e bënë atë të përsosur për rolin e Claire Underwood, tani protagoniste absolute e serisë së kultit House of Cards. Po në lidhje me jetën e dashurisë: pas përfundimit të martesës së saj me Sean Penn ajo rrëmbeu zemrën e kolegut të ri Ben Foster dhe më pas atë të menaxherit Clement Giraudet, me të cilin u martua së fundmi.

Halle Berry

Edhe në kalimin e fundit në tapetin e kuq, Halle Berry, 52 vjeç, ka katalizuar vëmendjen me fizikun e saj të përsosur dhe një veshje marramendëse.

Julianne Moore

Julianne Moore, e cila ka mbushur 58 vjeç muajin e kaluar, shquhet për sharmë dhe karizëm, ajo vazhdon të kërkohet si imazh i markave të ndryshme. Përsa i përket jetës private ajo është martuar që nga 2003 me regjisorin Bart Freundlich (dhjetë vjet më i ri).

Nicole Kidman

Ka nga ata që argumentojnë se ajo e ka ekzagjeruar paksa me operacionin plastik, por Nicole Kidman është 51 vjeç  dhe vazhdon të jetë ende e bukur. Mund ta shihni mirë në filmin Aquaman, ku ajo luan mbretëreshën luftarake Atlanna (nëna e protagonistit). Burri i saj Keith Urban, me të cilin u martua në vitin 2006, ka sy vetëm për të.

Julia Roberts

Në moshën 51 vjeç, Julia Roberts vazhdon të jetë vajza që i bëri të gjithë të dashurohen në vitet ’90, në kohën e Pretty Woman. Dhe nëse në punë i pëlqen të eksperimentojë, në jetën private i pëlqen të shijojë sigurinë që i fal familja sidomos pas martesës (në 2002)  me kameramanin Daniel Moder.

Sophie Marceau

Ish-ylli i Apple Time, Sophie Marceau është rritur dhe tani, në moshën 52 vjeçare vazhdon të jetë një nga ëndrrat e ndaluara të burrave në të gjithë botën.

 

 

Burimi / https://www.gqitalia.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top