Lifestyle

February 6, 2016 | 9:00

Çfarë nuk hanë VIP-at?

Nga regjimi më i thjeshtë, më i shëndetshëm dhe ekuilibrues, te më të panjohurat pas së cilave femrat e njohura janë ambientuar prej kohësh. Të gjithë kemi kuriozitet të dimë se çfarë ka në frigoriferët e yjeve, dhe ja se çfarë kemi zbuluar.

1Jennifer Aniston dhe dieta e bebeve

Buzëqeshje befasuese për Jennifer Aniston: 40-vjeçe dhe ajo as që e ndjen këtë. Por si ia bën? Aktorja ka përshtatur së fundmi shpikjen e saj më të re në Hollivud, një dietë ushqyese në drejtim të kalorive: Baby Food Diet, dieta që aktualisht ka mahnitur VIP-at. Nga se përbëhet kjo dietë? E thjeshtë fare. Ushqim për fëmijë, supa me perime dhe zupa: Ideja bazë është që të përdorin ushqime të koncentruara, proteina, dhe në të njëjtën kohë me pak kalori. Baby Food Diet, i ngjashëm me dietën e njohur Eat Clean “Hani pastër”, ka krijuar një mbështetje të menjëhershme dhe besnike mes VIP-ash që nga Jennifer Aniston deri te Gwyneth Paltrow. Baby Food Diet përbëhet nga gjashtë fruta të vogla me bazë ushqimore, perime, mish dhe peshk gjatë ditës dhe një vakt kalorie të ulët. Ky sistem është shumë i pa balancuar, megjithatë, për disa ditë, ju mund të përdorni forcën e saj të madhe, e cila është aftësia e trupit për t’u pastruar përmes lëngjeve. Në periudhën e nxehtë të verës, ky rast shfrytëzohet për një menu perfekte e cila zëvendëson drekën klasike duke përmbajtur një gojëmjaltë frutash, e pasur me vitamina dhe ujë, shoqëruar nga një supë e ftohtë e perimeve.

The 2014 Fashion AwardsNaomi Campbell: dieta Zonë

Një pjesë e ndryshueshme mes proteinave, karbohidrateve, yndyrave dhe sekreteve të metabolizmit: ja se cilët janë përbërësit e dietë Zonë, e cila vitet e fundit është shpopulluar. Ndër pasuesit e saj? Charlize Theron, Cindy Crawford, Naomi Campbell të cilat kohët e fundit kanë habitur mjaft Hollivudin me shpikjen ekstravagante e cila përmban një dietë me limon. Cindy Crawford, dyzetvjeçarja e verbuar nga bukuria, zbuloi se përveçse ka ndjekur parimet e dietës Zonë, ka shmangur sheqerin dhe miellin e rafinuar, duke preferuar një dietë kalorike të ushqimeve, sidomos atyre natyrore. Cindy gjithashtu nuk pi duhan, fle duke shmangur rënien vonë në shtrat dhe përpiqet të… jetë e lumtur, sipas modelit të ish-modeles me një recetë të mirë për bukurinë! Duke i shtuar këtu urtësisë dhe guximin.

8th MOCA Award to Distinguished Women in the Arts LuncheonSharon Stone: dieta e glicemisë

Ja dhe një 50-vjeçare tjetër e aftë për të na mësuar diçka: Sharon Stone ka një formë për t’u pasur zili, përveçse një bukurie dhe tërheqjeje seksi të rritur me kalimin e viteve me të, e sigurt në përvojat e saj jetësore. Aktorja prej kohësh ndjek dietën e glicemisë, e cila është krijuar nga dietologu kanadez Rick Gallop. Dieta e miratuar nga qeveria, ka si bazë ushqimet e klasifikuara me ngjyra të kuqe, jeshile dhe të verdhë, në përputhje me indeksin e glicemisë që ato përfaqësojnë: e kuqe (GI e lartë), e verdhë, e kufizuar (GI mesme), ndërsa ngjyra e gjelbër (GI të ulët). Sipas kësaj teorie, duke ndjekur këtë dietë shmanget glukoza e tepërt në gjak si dhe ndjesia e urisë në stomak, duke stimuluar akumulimin konsekuent të yndyrave. Çokollata e errët (në sasi të vogla!); Peshk i pjekur në skarë dhe shumë perime në menu favorizojnë ushqyerjen e duhur.

4Valeria Marini: dieta e çajit

Format e saj shpërthyese nuk kalojnë pa u vënë re, por Valeria Marini ka bërë një prerje drastike të kalorive. Aktorja ka zbuluar se të konsumuarit e një diete që njihet si “Dieta e Çajit”, krijuar nga Gianluca Mech, ka ndikuar te ajo duke përmirësuar linjat e duke mbrojtur njëkohësisht metabolizmin e saj. Kjo dietë bazohet në përbërjen e lartë të proteinave ushqimore dhe përgatitet nga bimët e përziera e tyre me supat e perimeve. Të shtrydhura, e sidomos përzierja e bimëve, lejojnë në fakt përfitimin e cilësive nga bimët për të përmirësuar metabolizmin dhe për të përshpejtuar humbjen në  peshë. Përveç Valerias, entuziazmi pozitiv është pranuar dhe nga të njohurat e skenës italiane që e përdorin si Ornella Muti, Belen Rodriguez, Geppi Cucciari madje edhe nga Charlene e Monakos.

5Victoria Beckham: dieta pa gluten

Ka nga ata që bëjnë dietën e makaronave dhe të karbohidrateve por që nuk funksionon mirëfilli për ta. Victoria Beckham është mes tyre dhe bashkë me personazhe të njohura mes të cilave Gwyneth Paltrow, mban lart flamurin për dietën pa gluten. Gluteni është një proteinë e ​​gjetur në kokrra të tilla si gruri, elbi dhe thekra, por e mira është të dihet shumëçka rreth saj për të reflektuar mbi arsyet e refuzimit në disa raste të këtij elementi. Mund të mos ketë të bëjë fare me sëmundjen e celiac, një çrregullim i vërtetë, ose e njohur ndryshe si jo e pranuar për disa tipe organizmash, si në rastin e Victoria Beckham. Në fakt, siç e dimë, kjo dietë është një mënyrë jetese ndaj dhe preferohet të përshtatet me një regjim jetese sa më të balancuar të jetë e mundur. Duhet thënë se shpesh konsumojmë në një mënyrë të pakontrolluar makarona dhe karbohidrate, në sajë të procesit të shpejtë për t’u gatuar. Dhe në vend që t’i eliminojmë makaronat, gjë që mund të na sjellë probleme në të ardhmen sa i takon tretjes, nëse keni nevojë të humbni ndonjë kilogram mund ta kompensoni atë me dozë pak më të madhe supë me perime.

6Kate Middleton: dieta Dukan

Ndër personazhet e njohur që ndjekin dietën Dukan është dhe bukuroshja Kate Middleton e cila zë një vend të veçantë bashkë me Jennifer Lopez, e cila falë kësaj diete dhe aktivitetit sportiv pas lindjes së binjakëve, shpëtoi kilet e tepërta. Dukesha e Kembrixhit zgjodhi këtë dietë si të veçantë para dasmës, ditë në të cilën u shfaq e admirueshme, në formë të përsosur dhe rrezatuese. Sipas krijuesit të kësaj diete, Dukan është e përkryer për të ulur kilet. Dhe e dini si arrihet suksesi? Në frigorifer, shumë proteina!

7Madonna: dieta makrobiotike

Vitet ikin por mbretëresha e popit ka po të njëjtën energji, të pamohueshme ndonjëherë. Madonna është një nga tifozet e dietës makrobiotike: është dashuria e saj anti-plakje përmes ushqimit, sekreti i rinisë së saj. Sepse prirja na tregon se kemi dëshirë të kthehemi në natyrë, të shfrytëzojmë gatimin e thjeshtë dhe të lehtë, të përdorim përbërësit e freskët, organikë. Dieta makrobiotike është e bazuar në konsumin e drithërave, perimeve, bishtajoreve, drejt qëllimit për një shëndet të shenjtë. Pengesa e vetme? Eliminoni mbi të gjitha pjatat komplekse ose miellin e bardhë i cili mund t’ju çojë drejt problemeve të asimilimit dhe çështjeve të tjera që lidhen me metabolizmin. Nëse parimet bazë të dietës makrobiotike përtypen përmes një strategjie: provoni të eksperimentoni receta dhe të alternoni ato që normalisht përdorni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top