Mirëqenie

April 6, 2020 | 8:00

6 arsye pse duhet të jemi mirënjohës në këto momente të vështira

Bota ndihet në rrezik, por shpresa dhe qetësia mund të gjenden

Ndoshta jeni mbyllur në shtëpi të izoluar. Ndoshta shkoni ende në punë, sepse nuk mund ta bëni në distanca. Mund të jeni ndër ata që vuajnë nga papunësia dhe përpiqeni të ecni përpara me këtë makth. Cilado qoftë situata juaj, urgjenca koronavirus ka ndryshuar rrënjësisht jetën nga ç’e kemi njohur deri më tani.

Ditët dhe javët ndjekin njëra-tjetrën pa arritur t’i japin fund pandemisë, dhe është e lehtë të thuash se shpresa po dështon. Në gjithë këtë kaos, megjithatë, ka edhe momente të vogla paqeje dhe gëzimi. Nëse mendojmë, ka akoma shumë për të qenë mirënjohës dhe mirënjohja arrin të ndryshojë gjithçka.

1Ja çfarë duhet të merrni në konsideratë

1.Komunitetet po mblidhen

Një armik i përbashkët i bashkon njerëzit, dhe ky është rasti i bashkësisë globale që përballet me këtë plagë. Të famshëm po mblidhen për të lexuar histori dhe për të mbledhur para për të ushqyer fëmijët. Shkrimtari Simcha Fisher ofroi një pasqyrim të shkëlqyeshëm për gjërat e mira dhe të bukura që vijnë nga kjo situatë:

“Njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin. Prindërit që qëndrojnë në shtëpi kujdesen edhe fëmijët e atyre që ende punojnë; njerëzit po vendosin enë plot me ushqime në derën e fqinjëve në karantinë; restorantet dhe kamionët shpërndarës ofrojnë ushqim falas… njerëzit po përdorin rrjetet socialë për të krijuar një lidhje mës atyre që duan të dalin apo jo, dhe kështu askush nuk ndihet i braktisur. Shumë shoqëri hidrike dhe energjitike pezulluar njoftimet për ndërprerjen e shërbimeve; pronarët e shtëpive po shmangin mbledhjen e qirave, ndërsa qiradhënësit përpiqen të mbijetojnë pa paga; u ofrohet strehim falas studentëve, universitetet e të cilëve kanë mbyllur dyert; disa ofrues të Internetit ofrojnë shërbime falas në mënyrë që të gjithë të mund të qëndrojnë të lidhur; basketbollistët po dhurojnë një pjesë të pagës së tyre për të paguar pagat e punëtorëve në sektorët ku gjithçka është ndalur; njerëzit janë duke kërkuar ushqime që nuk mund të gjenden për miqtë që kanë dieta me shumë kufizime. Kam parë madje që qytetarët e moshuar ofrojnë të paguajnë qira për të huajt thjesht sepse ka nevojë. Në lagjet në të gjithë botën, familjet bëjnë atë që munden për të ndihmuar njëri-tjetrin, dhe është një dëshmi që ngroh zemrën dhe jep shpresë “.

2.Shumë familje po arrijnë të kalojnë më shumë kohë së bashku

Në vorbullën e jetës së përditshme, midis punës, shkollës, veprimtarive jashtëshkollore dhe detyrave të shtëpisë, mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për ta kaluar qetë me familjen tënde. Me këtë rast, shumë familje po e vlerësojnë këtë mundësi. 

Natyrisht, diskutimet janë të pashmangshme, por gjithashtu ato mund të jenë një mundësi për të zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar komunikimin (veçanërisht nëse inkurajoni fëmijët të zgjidhin problemet e tyre së bashku!). 

3.Ka më shumë kohë për lutje

Pavarësisht nëse pandemia paraqet një arsye serioze për t’iu drejtuar Zotit me lutje ose sepse ka më shumë kohë në ditë, lutja është një element themelor për shumë njerëz që qëndrojnë në shtëpi. Nathan Schlueter sugjeron që familjet ta kthejnë këtë periudhë në një tërheqje, të luten së bashku dhe t’i afrohen Perëndisë:

“Kthejeni këtë moment në një tërheqje familjare. Kjo do të thotë caktimi i lutjes së rregullt familjare të jetë në qendër të programit tuaj. Një lutje çdo mëngjes dhe në mbrëmje, për të sëmurët, punonjësit e shëndetit, të pastrehët, profesionet, shndërrimin e shpirtrave… “

Ju mund të mendoni për këtë periudhë si një “tërheqje familjare” në një mënyrë pozitive për të rikornizuar izolimin, duke e bërë atë një mundësi rritjeje në shenjtëri së bashku me njerëzit që ju doni më shumë.

4.Ka kohë për t’iu dedikuar pasioneve

Nuk e di për ju, por llogaritë e mia në mediat sociale janë përmbytur me foto të organizimit në shtëpi dhe kryevepra të kuzhinës. Të mbyllur në shtëpi, shumë njerëz kanë më tepër kohë për t’u përkushtuar detyrimeve familjare që shpesh u duhet t’i anashkalojnë.

5.Njerëzit janë duke kontaktuar miqtë e vjetër

Po kthehemi në kontakt me miqtë që nuk i kemi dëgjuar që nga universiteti, anëtarë të familjes që jetojnë larg dhe njerëz të tjerë me të cilët nuk kemi pasur shumë marrëdhënie kohët e fundit. Edhe pse kjo e nuk e zëvendëson marrëdhënien e personin, jam mirënjohës për teknolgjinë moderne që na lejon të flasim me njerëz në të gjithë botën pa dalë nga shtëpia.

6.Mund të vlerësojmë më mirë kënaqësitë e vogla të jetës

Laura Kelly Fannuci ka publikuar në Instagram një poezi që më ka prekur:

Janë pikërisht gjërat e vogla – “një e martë e mërzitshme, një kafe me miqtë” – që shumë mungojnë tani. Dyshoj se kur kjo pandemi të ketë kaluar dhe gjërat të jenë rikthyer në normalitet, do të ndiejmë një mirënjohje të re për këto kënaqësi të vogla, në vend që t’i marrim si të mirëqena.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi aleteia.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top