Meditimi është teknikë që ju ndihmon të shkarkoni mendjen dhe zvogëloni stresin. Meditimi ju ndihmon të qetësoni trupin dhe në të njëjtën kohë liroheni nga mendimet e këqija.
- Çliron stresin
Pas meditimit do keni ndjesinë e qetësisë. Do të mësosh se asgjë në botë nuk do të mund të thyejë shpirtin tuaj dhe ju ndihmon të eliminoni stresin.
- Ndihmon të arrini vetëkontroll
Meditimi ju ndihmon të balanconi mendimet që janë produkt i vetëkontrollit. Ju do të jeni më të përgatitur kur ballafaqoheni me konflikte, kjo për shkak se do keni vetëkontroll.
- Ndihmon ta njihni veten më mirë
Po sa të filloni të mësoni rreth meditimit ju do të vëreni se arrini tek çdo mendim dhe çdo qelizë e trupit tuaj. Kjo është e mjaftueshme që të mësosh më shumë rreth vetes, apo jo?
- Meditimi ju kthen në qendër
Stresi dhe disa njerëz mund t’ju bëjnë të dilni jashtë qendrës dhe të ndjeheni të humbur. Meditimi ju sjell në qendër dhe ju mëson të gjeni qendrën sa herë që ndjeheni i humbur.
- Meditimi ju rrit përqendrimin
Ju jeni tërësisht i përqendruar gjersa meditoni dhe kjo është më se e mjaftueshme, që të mprehësh përqendrimin. Ju do të filloni të vëreni detajet, ndjeheni më të përqendruar dhe më i/e veçantë.
- Meditimi ju jep perspektivë të re
Meditimi ju ofron tjetër perspektivë ndaj jetës, botës, karrierës, shëndetit dhe marrëdhënieve. Kjo perspektivë e re është shumë e dobishme në kohë të vështira.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.