Rutina e mëngjesit është një nga gjërat më të rëndësishme për ta nisur sa më mirë ditën. Nëse të pini ujë me kripë nuk është pjesë e praktikës suaj mëngjesore, ka ardhur koha që ta ndryshoni atë. Ja disa përfitime që mund të merrni nga një gotë ujë me kripë çdo mëngjes…
Kripa e detit, ajo e papërpunuara, është shumë e mirë për shëndetin. Ajo industrialja, ajo që shitet nëpër dyqane, është e dëmshme dhe nuk është kripa e duhur për t’u përdorur. Është pikërisht kripa e detit që duhet të përdorim çdo ditë dhe që i bën mirë shëndetit, që na mban larg jo vetëm nga plakja. Para së gjithash, duket se të pish një gotë ujë me një lugë kripë çdo ditë, favorizon tretjen. Gjithashtu shërben për kujdesin e dhëmbëve, por edhe për shumë probleme të tjera. Sipas studimeve të ndryshme, gjysmë luge me kristale kripe të shkrira në një gotë me ujë është kura ideale edhe për të mposhtur depresionin, ankthin dhe stresin.
1. Hidratimi – Nëse pini një sasi të madhe ujë në mëngjes, është mirë që gotës së ujit t’i shtoni pak kripë. Uji i pastër ndonjëherë mund të përmbajë me fluide korpore, ndaj është mirë që një herë në ditë të pini ujë me kripë.
2. Kocka të shëndetshme – Kripërat minerale alkaline kanë ndikim pozitiv në problemet e kockave, veçanërisht tek ata njerëz që kanë probleme me osteoporozën.
3. Pagjumësia – Nëse keni probleme me pagjumësinë, një gotë me ujë të kripur në ditë do ta zgjidhë këtë problem. Kripërat minerale qetësojnë sistemin nervor.
4. Tretja – Në rast se keni shqetësime me tretjen, një gotë me ujë me kripë do t’u japë fund këtyre problemeve. Uji i kripur aktivizon enzimat që përshpejtojnë funksionimin e tretjes. Pini çdo mëngjes një gotë me ujë të ngrohtë me kripë dhe në një hark të shkurtër kohor do të shihni rezultatet pozitive.
5. Zbut lëkurën – Gjithashtu, uji i vakët me kripë do t’ju ndihmojë të keni lëkurë me shkëlqim dhe ajo do të duket më e pastër se zakonisht. 6 Pastron trupin – Një gotë me ujë ka përmbajtje antibakteriale. Uji i kripur shkarkon toksinat nga trupi dhe largon bakteriet e panevojshme, të cilat janë të dëmshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.