Këshilla & Arsye

February 20, 2018 | 14:43

6 arsye pse uthulla e mushtit të mollës është një ushqim i mrekullueshëm

Uthull  e mushtit të mollës është përdorur për shekuj me radhë në gatim dhe medikamente. Hipokrati besohet ta ketë përdorur ACV për një sërë sëmundjesh.

Në mënyrë që të merrni përfitimet shëndetësore nga ACV, ajo duhet të jetë e papërpunuar e cila mban enzimat e dobishme dhe gjurmë të mineraleve të paprekur.

Mushti i uthullës së mollës përmban fijet e enzimeve dhe baktereve miqësore që i japin produktit një pamje të errët. Kjo pjesë quhet “nëna”. Shumë njerëz besojnë se ajo është përgjegjëse për përfitimet  shëndetësore.

Si përftohet uthulla e mushtit të mollës?

ACV është një proces me dy hapa. Së pari, grihen mollët dhe u shtrydhet lëngu. Bakteret dhe maja shtohen në lëng për të filluar procesi i fermentimit. Sheqernat shndërrohen në alkool.

Në procesin e dytë të fermentimit, alkooli konvertohet në uthull me baktere që e shndërrojnë atë në acid acetik – përbërja aktive në uthull.

Acidi acetik nuk është uthull, është një bakter i gjetur në uthull, që është një nënprodukt i procesit të fermentimit.

6 përfitimet e uthullës së mushtit të mollës:

  1. Balancon nivelin e sheqerit në gjak.
  2. Ndihmon në humbjen e peshës.
  3. Redukton dëshirat.
  4. Përmirëson kolesterolin.
  5. Balancon pH dhe rrit acidin e stomakut.
  6. Është një dezinfektues dhe vrasës fantastik i baktereve.

Si përdoret uthulla e mushtit të mollës?

Mund të pini 1 lugë gjelle uthull molle para ngrënies për të përmirësuar tretjen dhe për të mbajtur nivelet e pH të balancuara për një gjendje më të mirë të trupit tuaj.

Nëse uthullën e mushtit të mollës e përdorni për të rënë nga pesha: Përzieni 2 lugë ACV në 2 gota ujë dhe pini para drekës dhe darkës.

ACV është e mirë për larje të perimeve: Mbushni lavamanin ose një tas me ujë, shtoni uthull molle përziheni dhe lani perimet.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top