Lifestyle

March 23, 2017 | 11:17

6 dhëmbë të prishur mund t’ju rrezikojnë jetën

Një buzëqeshje e mirë është një reflektim i shëndetit të mirë, por kushtojini më shumë vëmendje edhe pllakës dentare, armikja më e frikshme, që ende mbetet shumë e nënvlerësuar. Mjaftojnë 6 dhëmbë të prishura apo të prekura nga bakteret apo pllaka dentare që të vendosni në rrezik shëndetin tuaj.

Close-up of little boy opening his mouth during dental checkup

Alarmi vjen nga “Società Italiana di Parodontologia e Implantologia” (SidP). Sipas tyre, më të rrezikuar, deri në 3 herë më shumë janë ata që vuajnë nga ‘periodontitis’ dhe pastaj sëmundjet që janë të lidhura me të, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

“Njerëzit që vuajnë nga periodontitis kanë një rrezik më të lartë, se sa pacientët e tjerë për të pasur një infarkt. Nëqoftëse i kanë humbur dhëmbët për shkak të sëmundjes periodontal, mundësia e zhvillimit të arteriosklerozës është shumë e lartë,” – theksojnë dentistët. “Në prani të periodontitis, përmes qarkullimit të gjakut, bakteret mund të arrijnë në shumë organe, duke shkaktuar edhe pasoja inflamatore të rrezikshme lokale”

Periodontitis është një sëmundje e fshehtë: 7 nga 10 italianë nuk e dinë që e kanë atë, sipas një studimi të “SIdP”. 4 nga 10 italianë përdorin vitamina, suplemente, shpëlarës të gojës dhe pasta për dhëmbë të ndjeshëm, duke u bazuar në njohuritë e tyre, jo duke shkuar te dentisti, shkruan Shije. Pra, në 8 nga 10 prej tyre, sipas studimit, çrregullimi mbetet dhe madje mund të përkeqësohet.

“Përveçse duhet të angazhoheni në parandalimin e sëmundjes përmes higjienës orale të duhur, ndërprerjes së duhanit dhe kontrolleve të rregullta me seanca profesionale të higjienës, është e nevojshme që të shkoni te dentisti, nëse keni probleme dhe dhëmbët rrjedhin gjak kur i lani ato”, theksojnë dentistët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top