Merrini në konsideratë këto 6 dimensione mirëqenieje dhe kuptoni se si mund të zhvilloni secilën në mënyrë që të rrisni ndjenjat dhe qëllimet në jetë. Zgjidhni aktivitetet nga secila kategori që përshtatet me qëllimet tuaja për të përmirësuar kuptimin e jetës. Kuptoni nëse këto kategori përputhen me karakterin tuaj dhe se si është e mundur të zhvilloni më shumë se një dimension me të njëjtin aktivitet.
1. Mirëqenia sociale përfshin mënyrën se si ndërveproni me njerëzit dhe se si lidheni me komunitetin tuaj. Aktivitetet që përshtaten me mirëqenien sociale përfshijnë zhvillimin e marrëdhënieve të reja dhe vullnetarizmin.
2. Mirëqenia shpirtërore ka të bëjë me zhvillimin e ndjenjës së superfuqisë dhe përcaktimin e vlerave morale. Në mënyrë që të gjeni më shumë kuptime në jetë nëpërmjet mirëqenies shpirtërore, ju mund të zgjidhni të shkoni në kishë, të merrni leksione filozofie apo të praktikoni joga.
3. Mirëqenia intelektuale përfshin përhapjen e njohurive, të kuptuarin e mendjes dhe mprehtësinë e saj. Çdo eksperiencë kërkon që ju të mësoni diçka të re apo zgjeron perspektivën tuaj, si të punoni për të arriur një qëllim apo të shkoni në shkollë, do t’ju ndihmojë të zhvilloni mirëqenien tuaj intelektuale.
4. Mirëqenia mjedisore ka të bëjë me mënyrën se si lidheni me ata që ju rrethojnë. Për të shtuar qëllimet në jetë nëpërmjet mirëqenies mjedisore, merrni pjesë në aktivitete si riciklime, pastrim ambienti apo aktivizohuni me grupe që merren me punë vullnetare.
5. Mirëqenia fizike përfshin shëndetin fizik dhe fitnesin. Zhvilloni mirëqenie më të madhe fizike duke bërë aktivitet fizik dhe u ushqyer shëndetshëm.
6. Mirëqenia emocionale ndikon në vetëvlerësimin dhe mënyrën se si i përballoni shqetësimet në jetë. Për të rritur mirëqenien emocionale, vihuni herë pas here në lidhje me mendimet e brendshme si meditimi apo këshillimi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.