Këshilla & Arsye

February 9, 2018 | 10:09

6 efektet negative që shkakton dehidratimi

Rreth 60% e trupit tonë përbëhet nga uji. Por që trupi të funksionojë normalisht duhet që gjatë gjithë ditës të konsumojmë mjaftueshëm ujë.

“Hidratimi është çelësi për të ndihmuar të gjitha organet të punojnë me efikasitet”, thotë Grace Derocha, dietologe dhe trajnere e shëndetit në Blue Cross Blue Shield të Miçiganit.

Ashtu sikurse hidratimi ndihmon që çdo gjë të shkojë mirë, dehidratimi kur ju nuk merrni lëngje mjaftueshëm mund të shkaktojë shumë dëme në trup.

Pra, sa ujë duhet të pini? Derocha thotë se mesatarisht një person duhet të pijë rreth dy litra ujë në ditë dhe më shumë kur janë temperaturat e larta apo jeni duke u marr me aktivitet. Përveç moskonsumimit mjaftueshëm të ujit dehidratimi shkaktohet dhe nga faktorë të tjerë si: diarre, të vjella, ethe, djersitja e tepruar dhe rritja e urinimit.

Por çfarë ndodh me trupin tuaj kur arrini pikën e dehidrimit?

Ja cilat janë gjashtë simptomat:

Ndiheni të uritur dhe kur nuk jeni

Ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur

Vuani nga konstipacioni

Lëkura juaj irritohet

Keni rrezikshmëri të lartë për atak në zemër

Keni më shumë gjasa që të prekeni nga infeksioni i veshkës dhe urinar.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top