Aktiviteti fizik është një nga faktorët thelbësorë për një stil të rregullt jetese. Pavarësisht pëlqimeve apo kohës në dispozicion, mund të zgjidhni çdo sport apo aktivitet fizik.
Gjëja më e rëndësishme është ta bëni me moderim dhe gjithmonë në konsultë me mjekun tuaj, nëse duhet të merrni masa paraprake të veçanta. Vrapimi është një nga llojet më të aksesueshme, sepse nuk kërkon pajisje, mund të kryhet nga çdo moshë dhe ka shumë përfitime.
- Rrit efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes.
Vrapi rrit kapacitetin e mushkërive, oksigjenon gjakun dhe indet. Këto përmirësime vijnë me progres përgjatë trajnimit të vazhdueshëm, kështu që duhet të ndiqni shkallë pas shkalle ritmin dhe të mos e ekzagjeroni.
- Kontribuon në mirëqenien mendore.
Vrapimi është i shkëlqyer jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen. Ai mban funksione njohëse aktive, oksigjenizon trurin, heq stresin dhe ju bën të ndiheni më të lumtur në sajë të prodhimit të endorfinave.
- Zgjat jetën.
Vrapi ju bën më jetëgjatë dhe vonon në shfaqjen e sëmundjeve tipike të pleqërisë. Vrapimi mund të ketë efekte pozitive në parandalimin e kancerit dhe gjithashtu forcon sistemin imunitar.
- Përforcon kockat dhe nyjet.
Disa studime kanë mohuar dëmin e pretenduar në gjymtyrët e poshtme. Tek personat që nuk vuajnë nga artroza apo artriti mund të ndihmojë në parandalimin e tyre, forcimin e strukturave muskulo-skeletore, kërceve dhe vonimin e sëmundjeve geriatrike.
- Ndihmon në humbjen e peshës.
Vrapimi është një mënyrë e shkëlqyer për të eliminuar yndyrën e tepërt, sepse shpejton metabolizmin. Kapaciteti i dobësimit varet nga frekuenca, kohëzgjatja dhe intensiteti i vrapit deri në djegien nga 290 në 365 kalori në vetëm gjysmë ore.
- Përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Vrapi është një ilaç për zemrën dhe qarkullimin, sepse rrit efikasitetin e tij dhe ndihmon në oksigjenimin e gjakut. Ushtrimet aerobike zvogëlojnë incidencën e sëmundjeve ishemike dhe rregullojnë presionin e gjakut. Kush ka probleme me zemrën apo mbipeshën, duhet të dëgjojë së pari mendimin e mjekut.
Si përfundim, vrapi është si për ata që janë gjithmonë në lëvizje, ashtu edhe për fillestarët, të cilët, pas viteve qëndrimi ulur, kanë vendosur të bëjnë diçka të mirë për veten e tyre. Përveç avantazheve të sipërpërmendura për trupin, vrapi mund të bëhet kohë e kaluar bukur vetëm, ashtu edhe në shoqërinë e të tjerëve. Vrapi nuk kërkon një vend të veçantë, që mund të jetë një palestër apo kur jeni me pushime. Ai mund të bëhet në kohën tuaj të lirë dhe kudo ku ka hapësirë të mjaftueshme. Vrapi është një nga aktivitetet më të përhapura në botë, sepse të jep një ndjenjë të pabesueshme lirie. Provojeni dhe do ta besoni!
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.