Këshilla & Arsye

March 19, 2016 | 6:00

6 hapa si të respektojmë qëllimet e mira!

Në fillim të vitit jemi gjithmonë plot me qëllime të mira të cilat më pas zbehen brenda disa javësh. Por nga SHBA vjen një libër i cili ilustron një qasje racionale për t’i përmbushur këto kërkesa pa nevojën e sforcimit. Pjesë më e madhe prej nesh nuk është në gjendje të përshtatet me propozimet e mira për vitin e ri. Madje, një vit i ri duket si një fillim i ri, dhe na bën të besojmë se ndryshimi është i mundshëm dhe se nuk do të presim edhe 365 ditë të burgosur në rrugën e vjetër. Optimizmi, entuziazmi dhe shpresa e Vitit të Ri, ndonjëherë konsumohen në pak javë dhe shumë shpejt rigjendemi nga e para të  zhytur në keqardhje me veten.

Pse nuk arrijmë të kryejmë qëllimet tona të mira?

Disa nga shkaqet janë këto:

– Ne përpiqemi të ndryshojmë gjërat në mënyrë shumë radikale dhe të papritur.

– Gatishmëria jonë përmes vullnetit dhe vendosmërisë konsumohet  pikërisht atëherë kur përpiqemi të bëjmë shpejt shumë më tepër. Shpenzojmë të gjitha energjitë që në fillim e pastaj mbetemi ‘pa karburant’.

– Në përpjekjen për rrënimin e zakoneve tona të rrënjosura, jemi të zhytur plotësisht ose të frikësuar nga vështirësia e angazhimit që kemi ndërmarrë me veten tonë.

– Përpiqemi të arrijmë gjërat që shkojnë kundër natyrës tonë dhe detyrohemi të jemi të ndryshëm, të cilat në mënyrë të pashmangshme dështojnë në një afat më të gjatë.

– Jeta merr përsipër të papriturat, ndodhin gjëra të pamenduara që në mënyrë të pashmangshme na shkëpusin nga disiplina e re.

– Synimet tona shpesh janë të paqarta dhe nuk përmbajnë një plan konkret të veprimit të vërtetë.

 

Si t’ia bëjmë për të korrigjuar këto defekte dhe t’i shkojmë deri në fund propozimeve tona të reja? Leo Babauta, autor i librit “The power of Less”, (Fuqia e paktë), ka krijuar të ashtuquajturën “metodë e gjashtë ndryshimeve”. Kjo metodë përfshin fokusimin vetëm te një ndryshim zakonor, duke kursyer vëmendjen tonë. Duhet shtuar se duke parë rezultatet e para, shpesh ndodh që energjia dhe entuziazmi ynë të frymëzohet nga kënaqësia.

Së pari duhem zbatuar kërkesat më të thjeshta për t’u përqendruar në aktivitetet më të këndshme, duke zvogëluar kështu dozën e vetë-disiplinës së kërkuar. Nevojitet gjithashtu t’i jepni vetes nja dy muaj kohë për të bërë ndryshime, në mënyrë që çdo incident kalimthi, të shfaqet si i tillë dhe jo si humbje i të gjithë linjës së veprimit. Duhet të kemi një plan të vërtetë të veprimit të integruar me veprimet tona, i cili na lejon të qëndrojmë të përqendruar edhe në ndryshimet afatgjata falë teknikës së realizueshme të “kursimit të energjisë” sa më sipër.

 

Metoda e gjashtë ndryshimeve përfshin hapat e mëposhtëm:

– Zgjidhni propozimet e mira për 2013

– Zgjidhni një nga gjashtë propozimet për të nisur në fillim

– Përqendrohuni edhe në publikimin e realizimit të këtij qëllimi brenda dy muajve

– Copëzojeni këtë zakon të ri në tetë hapa të vegjël, duke filluar me atë që duket më qesharak për nga thjeshtësia

– Vendos këtë hap të parë, të vogël, në një aktivitet që është pjesë e rutinës suaj të përditshme (në mëngjes, gjatë rrugës nga shtëpia në zyrë, menjëherë pas darke para se të shkoni jashtë, etj.)

– Bëni hapin e dytë pas javës së parë, dhe përsëri komunikojeni atë publikisht

– Çdo javë shtoni një hap gjithnjë e më të vështirë. Rezistoni ndaj  thirrjeve për përparim më të shpejtë. Përsëriteni këtë veprim deri në tetë javë: në këtë pikë 8 hapat e vegjël që përmbanin propozimin e parë duhet të përmbushen për të kaluar te hapi tjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top