Fillimi i menopauzës është rreth moshës 50 vjeçare, me një spektër që varion nga 48 në 54 vjeç. Kjo ndodh sepse gruaja fillon të humbasë në mënyrë progresive funksionin e saj ovarian dhe për rrjedhojë, ul prodhimin e hormoneve femërore: estrogjenit dhe progesteronit.
Gjatë kësaj faze gratë vuajnë nga afshe të nxehta të cilat shpesh janë shumë të komplikuara për gratë dhe në shumicën e rasteve ato nuk dinë se si të veprojnë.
Ja disa këshilla:
- Vishni disa shtresa rrobash
Pra, në rast të afsheve të nxehtësisë gruaja mund të heqë rrobat e saj. Pastaj, kur nxehtësia ndalet, ju keni mundësinë të visheni përsëri në mënyrë që të mos qëndroni në të ftohtë.
- Mbani një temperaturë të ulët të dhomës dhe shmangni pije të nxehta, të tilla si kafe ose çaj
Çelësi është të arratisesh nga temperatura shumë të larta. Në disa hapësira publike nuk do të jetë e mundur të kontrollohet, por në shtëpi ose në makinë është e mundur të zgjedhësh. Për më tepër sugjerohet shmangia e ndonjë pije që shkakton ngrohjen e trupit. Në të kundërt, Kolegji Zyrtar i farmacistëve në Navarra sugjeron pije të ftohta.
- Përdorni një peshqir të lagur në qafë
Kur gruaja vuan nga afshet e nxehta, një metodë e mirë për të qetësuar nxehtësinë dhe nxitur freskinë është njomja e një peshqiri me ujë të ftohtë dhe vendosja e tij në qafë.
- Lani fytyrën me ujë të ftohtë
Përveç peshqirit, Kolegji Zyrtar i Farmacistëve në Navarra sugjeron larjen e fytyrës me ujë të ftohtë, për të ulur nxehtësinë.
- Mos pini duhan
Shoqata spanjolle për studimin e menopauzës thotë se pirja e duhanit përkeqëson afshet e nxehta, duke sugjeruar që ky zakon të ndërpritet.
- Ushtrohuni dhe shmangni mbipeshën
Aktiviteti fizik dhe pesha e përshtatshme janë masa të dobishme për të parandaluar dhe shmangur afshet e nxehta.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.