Këshilla & Arsye

July 10, 2016 | 9:22

6 këshilla për t’u mbrojtur nga alergjitë

-Nëse vuani nga alergjitë atëherë çdo mëngjes konsumoni esëll 2 gota lëng karote me mollë dhe selino.

-Hidratimi është gjithashtu tejet i rëndësishëm për ta bërë më të lehtë punën e trupit tuaj për të larguar të gjitha ‘mbetjet’ e toksinave si dhe të mukusit që është në sasi më të lartë gjatë periudhës së alergjive.

-Evitoni sa më shumë ushqimet e përpunuara të cilat kanë më shumë konservues. Gjithashtu evitoni ushqimet me yndyrë shtazore, trans yndyra (yndyra të rafinuara si margarina), të skuqura dhe sheqer, pasi do të ndikojnë në ngadalësimin e sistemit imunitar.

-Ushtrimet aerobike, ndryshe kardiovaskulare me intensitet mesatar 3-4 herë në javë, përforcojnë sistemin kardiovaskular dhe ndihmojnë trupin të oksigjenohet më mirë nëpërmjet djersitjes. Nëse vuani nga alergjitë e polenit, mos u ekspozoni në vende me lule.

-Bëni pastrim të plotë të hundës me ujë deti për të pastruar mukusin dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.

-Merrni probiotik nga ushqimet, por dhe me pilula për të forcuar florën e zorrëve. Kosi është një ushqim natyral probiotik por mund të konsumojmë dhe kos të përforcuar me këto baktere kaq të dobishme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top