Këshilla & Arsye

April 20, 2018 | 11:11

6 këshillat e miliarderit Elon Musk, për të qenë të suksesshëm në punë

Nëse ekziston dikush që i ka oraret tepër të ngarkuara, ai është Elon Musk.  Me planet e tij për të krijuar Hyperloop, miliarderi drejtoi kompaninë elektrike të makinave Tesla, firmën hapësinore SpaceX dhe sipërmarrjen e tuneleve The Boring Company.

Tani në një e-mail të zbuluar për 37.000 punonjësit e tij të Tesla ka zbuluar 6 këshilla të produktivitetit të Musk për të pasur sukses në punë, përfshirë edhe sugjerime të pazakonta.

Në email, Musk shkruan:

Takimet e tepërta janë dëmtimi i kompanive të mëdha

Ju lutem shpëtoni nga të gjitha takimet e gjata, vetëm nëse jeni të sigurt që japin vlerë për të gjithë audiencën. Për secilën çështje zhvilloni takimet e shkurtra.

Hiqni dorë nga takimet e shpeshta, nëse nuk keni të bëni me një çështje jashtëzakonisht  urgjente.

Mërzitja e tij ndaj takimeve vjen nga besimi se ato nuk janë gjithmonë produktive në një mjedis pune.

Musk beson se kur një individ nuk po të jep asnjë vlerë shtesë, atëherë mund të largohesh nga ai: Mbylleni telefonatën sa më shpejt kur e kuptoni se nuk po iu vlen për asgjë, madje edhe kur po flisni me shefin.

Sipas sipërmarrësit rregullat dhe mirësjellja nuk duhet të shkojnë në të njëjtën rrugë.

Ai shpjegoi: Nuk është e pasjellshme të largohesh, e pasjellshme është kur dikush qëndron dhe humbet kohë.

Ai gjithashtu u tha stafit që të shmangnin akronimet ose fjalët e pakuptimta në punë, duke shkruar: Në përgjithësi, çdo gjë që kërkon një shpjegim pengon komunikimin.

Burimi / http://oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top