Sipas ekspertëve një nga aspektet më të nënvlerësuara në jetën e një personi është gjumi. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme në shëndetin tuaj. Nëse kohët e fundit jeni duke u përballur me një cilësi jo të mirë të gjumit gjatë natës, ose me mungesë gjumi duhet të keni parasysh disa këshilla për të përmirësuar cilësinë tuaj të gjumit.
Qëndroni larg mendimeve negative
Mendimet negative kur shkoni për të fjetur e bëjnë të pamundur që ju të keni një gjumë të qetë gjatë natës. Evitoni mendimet shqetësuese dhe përpiquni të jeni të qetë.
Errësoni dhomën
Për një gjumë të qetë dhe pa probleme gjatë natës, duhet që në dhomën tuaj të gjumit të keni perde të errëta. Ekspozimi ndaj dritës do të zvogëlojë cilësinë e gjumit tuaj.
Qëndroni larg telefonit
Ekspozimi ndaj dritës gjatë ditës është i dobishëm, por ekspozimi ndaj dritës gjatë natës ka efekt të kundërt. Drita blu, e cila gjendet në pajisjet elektronike si smartphone është e dëmshme dhe prish cilësinë e gjumit.
Evitoni kafen
Mundohuni të mos konsumoni kafe të paktën gjashtë orë para gjumit. Kur ju pini kafe disa orë para gjumit, kjo ndikon në sistemin tuaj nervor dhe mund të ndalojë trupin tuaj të qetësohet natyrshëm gjatë natës.
Evitoni gjumin gjatë ditës
Gjumi gjatë ditës ndikon negativisht në gjumin tuaj gjatë natës.
Darka
Rekomandohet që darka të konsumohet para orës 7, në mënyrë që të bëni një gjumë të qetë gjatë natës. Gjithashtu sipas ekspertëve disa ushqime mund të ndihmojnë për një gjumë më të mirë: qershi, kastravec, ullinj, domate, rrush, arra, fara luledielli dhe oriz. Këto ushqime përmbajnë magnez, kalcium, B6 dhe ndihmojnë trupin të prodhojë melatonin, hormoni që është përgjegjës për rregullimin e gjumit.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.