Mirëqenie

April 18, 2017 | 9:48

6 mangësi ushqyese që mund të shkaktojnë depresion

Depresioni është një çrregullim i lidhur me humorin; Ai karakterizohet nga një ndjenjë e vazhdueshme e trishtimit, nervozizëm dhe një humbje të përgjithshme e interesit në aktivitetet e përditshme dhe jetën në përgjithësi. Rreth dhjetë vjet më parë mendohej se depresioni shkaktohej nga rrethana të caktuara emocionale.

1

Megjithatë, me kalimin e kohës, u gjet se kjo varet nga disa variacione të proceseve kimike në tru që mund të shkaktohen nga faktorë të mjedisit, ndryshimet hormonale dhe gjithashtu nga faktorët gjenetik.

Po ashtu është vërtetuar se fillimi i depresionit është i lidhur edhe me zakone të ushyerit, pasi mungesa e ushqyesve të caktuar rrit shanset e këtij çrregullimi.

Mangësitë ushqyese që mund të shkaktojnë depresionin:

  1. Acide yndyrore Omega 3

Acide yndyrore omega 3gjendet kryesisht në ushqimet e mëposhtme:

  1. Peshk
  2. Fara dhe arra
  3. Bishtajore
  4. Vezë
  1. Vitamina D

Mungesa e vitaminës D jo vetëm që rrit rrezikun e problmeve me kockat, por mund të shkaktojë episode të rënda të depresionit dhe çmenduri.  Mënyra më e lehtë për të absorbuar këtë vitaminë është me anë të diellit, por edhe mund të gjenden në ushqime të caktuara, të tilla si:

  1. Peshq
  2. Mëlçi
  3. Produktet e baxhos
  4. Vezë
  5. Kërpudha
  1. Zink

Ushqime të përshtatshme për korrigjimin e kësaj mangësie ushqyese janë:

  1. Mishi i kuq
  2. Vezë
  3. Prodhime deti
  4. Bishtajore
  5. Arra
  6. Farërat
  7. Drithërat
  8. Produktet organike të qumështit
  1. Seleni

Kjo lëndë ushqyese është thelbësore për funksionimin dhe kontrollin e bilancit tonë emocional. Selenium luan një rol të rëndësishëm në aktivitetin e gjëndrës tiroide, e cila, nga ana tjetër, është thelbësore për shëndet të mirë mendor.

Ushqimet e pasura me selen janë:

  1. Peshq
  2. Fasule dhe bizele
  3. Vezë
  4. Prodhime deti
  1. Magnezi

Për fat të keq, magnezi është një nga mineralet që trupi ynë e ka më e vështirë për ta absorbuar. Besohet se shumë çrregullime fizike dhe mendore kanë të bëjnë pikërisht me mungesën e kësaj lëndë ushqyese, që gjendet në :

  1. Alga
  2. Bajame
  3. Avokado
  4. Banane
  5. Bathë
  6. Fara kungulli
  7. Drithërat
  8. Perime me gjethe jeshile
  1. Hekuri

Mungesa e hekurit është shkaku kryesor i anemisë, lodhjes mendore dhe çrregullimeve depresive.

Për të rritur nivelet e hekurit, ju duhet të përfshini në dietën tuaj:

  1. Mishi të kuq
  2. Panxhar
  3. Peshq
  4. Bollgur
  5. Spinaq dhe perimet jeshile
  6. Shegë
  7. Vezë
  8. Bathë

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top