6 vrasje në 6 ditë….për këtë bilanc të rënduar, sociologu Gëzim Tushi, liston një sërë arsyesh ku më kryesoren sheh pandëshkueshmërinë nga shteti që fuqizon kriminelët dhe indiferentizmin e shoqërisë. Tushi shkon që në gjenezë të këtij masivizimi të kriminalitetit, siç ai e ka quajtur.
Në intervistën e dhënë për Report Tv, Tushi e sheh ngërçin që te shkolla, e që kulmon me zvarritjen e Reformës në Drejtësi. Tushi tha situata është alarmante, kjo pasi jo vetëm që kemi një numër të lartë vrasjes, por ajo që e bën më të rëndë janë motive, sipas tij krejtësisht banale.
“Një nga arsyet është zvarritja Reformës në Drejtësi, ulja e forcës goditëse të shtetit, kriminelët e kanë kuptuar këtë. Ne jemi shoqëri që kemi dalë nga diktatura dhe njeriu ose ka ndërgjegjen e tij që e ndalon të bëjë krim ose frika nga ligji dhe kjo e bën që krimi të përvëlojë. Pjesa më e madhe e krimit është krim në familje, ne nuk po merremi me edukimin e njerëzve, po gëlojnë bulizmi, njeriu që e ka mendjen vetëm te paratë, shkolla bën pak dhe mos harroni që në shkollë mund të dalin mirë në rezultate, por mund të dal më pas dikush që vret, ka një zgjerim të madh të lëndëve psikotrope.
Shoqëria shqiptare po kthehet në spital psikiatrik, nga këto njerëz, janë të frikshëm kur i sheh në rrugë, po shtohet numri i atyre që nuk po shkojnë në shkollë, dhe ato bëjnë dhe krime, Po bëhet shumë i lehtë profesioni i vrasësit me pagesë. Krimi në shoqëri jo vetëm është masivizuar, por edhe banalizuar. I ka të gjitha format, me thikë, me armë, me helm. Ky është një alarm social i vërtetë që duhet të prekë politikën që të mos qëndrojnë indiferentë. Të humbësh jetën për një gotë raki është e llahtarshme, kjo është botë kafshësh”, tha Tushi.
Në një tjetër këndvështrim për Report TV, sociologu e konsideron Shqipërinë të ‘militarizuar’, ku shumica kanë armë në shtëpi si edhe shtetin të paaftë që t’i vërë në kontroll.
“Ne jemi të militarizuar, nuk e di sa mund të jetë numri i armëve që mund të ketë në shtëpi, një shtet që nuk ka fuqi që të mbledhë armët, sot çdo njeri që konfliktet i duhen vetëm 10 minuta të marrë kallashin, mitralozin dhe t vrasë. Autoritet i shteti është i nëpërkëmbur, parlamenti të mos merret me llogje Kavaje me dialoge bosh, por nuk merren me problemet që ka shoqëria shqiptare, jo kostumet firmato të deputetëve apo e grave parlamentare që nuk shqetësohen për këtë problem”, tha ndër të tjera Tushi.
Ai ka një apel drejtuar shoqërisë dhe politikës që të reagojnë.
“Krimi nuk ka prekur bordin, prandaj ato janë indiferent. Në fund nuk mund t’i lajmë duart dhe të themi ”ndodhi dhe s’ka punë me mua”. Politika të mbajë përgjegjësi për këtë situatë kriminale. Indiferenca qytetare se pse krimi këtë kërkon që ne të mos na duket shqetësuar krimi, këto vajtimet private në shtëpi nuk kanë efekt, shoqëria të ngihet në këmbë kundër krimit, por që të ngrihemi si shoqëri duhet të bashkëveprojmë me shtetit. Shteti të reagojë në mënyrë adekuate dhe jo të diferencuar, të njëjtin krim e kanë kryer njerëz të tjerë që janë trajtuar ndryshe. Në raste të tilla, në kombe dhe vende të caktuar, duhet një konsensus i politikës për luftën kundër krimit”, përfundoi Tushi në Report Tv.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.