Prindërimi i mirë është çelësi themelor për të edukuar fëmijën në mënyrën e duhur por edhe për të favorizuar zhvillimin e mirë të tij. Të gjithë ju dëshironi të keni fëmijë të suksesshëm por jo të gjithë bëni çdo ditë veprimet e duhura për ta ndihmuar.
Ja ku keni disa nga zakonet më të mira që duhet të ndiqni për ta bërë fëmijën të suksesshëm
Inteligjenca sociale
Pra ju duhet ta ndihmoni të zhvillojë marrëdhënie të mira sociale, të promovoni aftësitë e tij para shoqërisë, ta mësoni se duhet të kuptojë ndjenjat e tjetrit si edhe të përgjigjet në mënyrën e duhur në lidhje me veprimtaritë sociale.
I caktoni detyra
Përgjegjësia është një kusht që do ta bëjë fëmijën të jetë i suksesshëm, të ndërtojë karakterin e tij, të jetë i disiplinuar dhe i plotësuar.
Menaxhoni dështimet
Prindërit nuk duhet të presin gjithmonë sukses nga fëmija, por duhet ta ndihmojnë të perceptojë në mënyrë tepër minimale dështimet. Ata duhet të marrin mundësi për të provuar sërish dhe kjo do të forcojë edhe marrëdhënien mes tyre. Ata do të mësojnë kështu edhe sensin e konkurencës.
Dashuria
Është ajo që ndërton besimin, që jep mbështetje, korrigjon gabimet dhe fal forcë për sukses. Nëse fëmija merr dashuri të vazhdueshme nga prindërit kupton pse çdo gjë mund të ndodhë dhe i percepton gabimet apo negativitetin si dicka që nuk e mposht.
Koha cilësore
Koha që kaloni bashkë duhet të përmbajë aktivitete që e stimulojnë dhe e ndihmojnë të formojë karakterin e duhur.
Pritshmëri të larta
Nëse do të keni pritshmëri reale dhe të larta duhet t’ja pasqyroni fëmijës. I jepni suportin e duhur dhe mos kini frikë t’ja shprehni pritshmëritë tuaja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.