Në fokus

May 27, 2019 | 11:48

6 mënyra për të bërë diferencën në jetën tuaj

Pyetja që duhet të bëjmë nuk është nëse duam të bëjmë diferencën apo jo në jetë, po çfarë diference duam të bëjmë? Çfarë trashëgimie duam të lëmë në botë? Ne jemi në tokë për të dhënë kontributin tonë. Nuk jemi këtu vetëm për të konsumuar burimet e Tokës, për të ngrënë, për të marrë frymë, për të zënë hapësirën e saj. Jemi këtu për të bërë diferencën nëpërmjet jetës sonë. Ndaj, kemi përzgjedhur gjashtë mënyra për të lënë gjurmën tonë në jetë dhe në botë.

  1. Udhëtoni

Udhëtimi zgjeron mendjen, na bën të zbulojmë anë të reja të vetes dhe të njohim persona të tjerë, na bën t’i shohim gjërat nën një tjetër këndvështrim. Për të udhëtuar nuk është e nevojshme të shkojmë në anën tjetër të botës. Mjafton edhe të marrim aparatin fotografik e të shkojmë në qytetin ku kemi lindur e jemi rritur. Kjo gjë mund të na bëjë të zbulojmë thesare të fshehura në atë vend. Udhëtimi na dhuron një ndjesi lirie dhe aventure.

  1. Krijoni diçka

Kreativiteti është shprehia e pjesës hyjnore që ndodhet brenda nesh. Lëreni kreativitetin të rrjedhë dhe krijoni diçka me duart, fjalët dhe veprimet tuaja. Arti mund të marrë formën e një pikture, një fotografie, një poezie, një kërcimi, një veshjeje. Mos i vini kushtëzime apo gjykime asaj që mund të bëni!

  1. Mësoni atë çka dini

T’u mësojmë njerëzve të tjerëve atë që dimë është një mënyrë për të lënë gjurmë të madhe në jetën e këtyre njerëzve. Të trashëgojmë dituritë tona, na bën të ndihemi të nevojshëm dhe na dhuron një ndjenjë kënaqësie dhe vetërealizimi. I jep një ndjenjë jetës sonë dhe na lidh më thellësisht me të tjerët. Shtysa drejt vetërealizimit është nevoja instinktive e njerëzve që të përhapin në maksimum aftësitë e tyre dhe të përkushtohen që të jetë më të mirë. Është ai zëri që na bën të kërkojmë përmirësimin, për të bërë një jetë më të shëndetshme dhe shpërblyese, të dëshirojmë të japim kontributin tonë në botë.

Ky nivel përfshin gjithçka që na bën të përmirësohemi, të zbulojmë unicitetin, të mishërojmë cilësi shpirtërore, të zhvillojmë një ndjenjë autoefikasiteti, të ndihmojmë të tjerët, të realizojmë identitetin tonë dhe qëllimin që kemi në jetë.

  1. Ndihmoni të tjerët

Kur merremi me diçka të rëndësishme e zhvendosim fokusin dhe vëmendjen nga vetja dhe drejtojmë shikimin tek të tjerët. Me pak fjalë, duke u kujdesur për të tjerët, largojmë egon tonë. Të ndihmojmë një fqinj të moshuar me pazarin, të shkëmbejmë disa fjalë me një njeri të vetmuar, të kujdesemi për fëmijët e miqve: janë të gjitha mënyra se si mund t’i ndihmojmë të tjerët.

  1. Lexoni

Leximi është ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Na bën të udhëtojmë edhe pse jemi ulur në divan, na ofron shtysa të reja reflektimi e diskutimi, e çon bashkëbisedimin me miqtë në një nivel më superior. Leximi i biografive të personave që vlerësoni mund të jetë edhe një mënyrë e shkëlqyer për të përfituar ide të reja dhe për të gjetur frymëzim.

  1. Dëgjoni me kujdes

Të jeni dëgjues të mirë është një cilësi që mund të bëjë dallimin në jetën tonë dhe atë të të tjerëve. Kur dëgjojmë me kujdes zërin e zemrës, ia dalim të kuptojmë se cili është vendimi i duhur që duhet të marrim. Lidhemi me esencën tonë dhe me atë që na bën me të vërtetë të lumtur. Të dimë të dëgjojmë me kujdes një njeri dhe të mundohemi të hyjmë në botën e tij, është një ndihmë e madhe dhe për bashkëbiseduesin tonë. Ndonjëherë, kemi vetëm dëshirë t’u japim zë mendimeve tona, të na dëgjojnë dhe të kuptojmë vetë se çfarë duam të bëjmë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top