Këshilla & Arsye

February 13, 2017 | 8:07

6 mënyra për të luftuar stresin

Çdo ditë e më tepër dëgjojmë njerëzit të thonë se ndihen të stresuar. Stresi bëhet shkak për prishjen e ekuilibrit të jetës sonë. Por, si ta shmangim atë ?

2Hiq dorë nga të bërit të gjitha

Multitasking, pra, të bërit të gjitha është një mit i rremë dhe tashëm i njohur dhe nga shkenca. Bëj një përzgjedhjeje të prioritetve të tua dhe fokusohu tek ato. Mësohu të jetosh pa qënë gjithmonë në vrap.

Zgjidhi miqtë me kujdes

Takohuni me njerëz pozitiv, që i përballojnë sfidat me buzëqeshje dhe shmang ata që i shohin gjërat gjithmonë të zeza.

Merr frymë

Duket si çmenduri në fakt, por nga ky rregull i thjeshtë varet mirëqënia juaj. Mësohu të marrësh frymë duke përdorur diafragmën. Në momentet e stresit gjatë ditës, për shembull në trafik merr frymë thellë, kjo është forma e parë e meditimit.

Bëni sport

Shko në palestër, apo pishinë, apo qoftë edhe një shëtitje në mbrëmje. Lëviz sa më shumë të jetë e mundur. Ose mund dhe t’i dedikoheni një hobi tuajit, të mbillni bimë apo të gatuani.

Zgjidh ushqimet dhe pijet antistres

Zbuloni aftësinë qetësuese të çajrave, në situata kur jeni shumë të stresuar. Përveç kamomilit dhe sanës, provoni murrizin, pasiflorën etj., që përveçse të rregullojnë gjumin, të ndihmojnë të luftosh urinë nervore.

Mëso të thuash jo

Është e kotë të durosh gjithçka dhe me çdo kosto. Mos e fajëso veten nëse nuk arrin t’i kënaqësh të gjithë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top