Nëse flini mjaftueshëm, mësoni gjëra të reja dhe nëse jeni njeri aktiv në shoqëri, kujtesa juaj do të jetë e pavdekshme.
Më poshtë do t’ju listojmë 6 mënyrat që iu ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.
- Flini
Gjumi i mirë ndihmon në përforcimin e kujtimeve episodike – atyre që lidhen me kohën dhe vendin. Të bërit e një gjumi të plotë gjatë natës, pak pas fitimit të një aftësie të re, ndihmon në konsolidimin e proceseve, në mënyrë që më vonë ato të kryhen automatikisht.
- Qetësohuni
Stresi ndikon në kujtesën në mënyra të ndryshme, varësisht nga koha kur ndodh një ngjarje e caktuar. Çlirimi i shpejtë i adrenalinës, mund të na bëjë më të vëmendshëm, nga ana tjetër, lirimi i ngadalshëm i kortizolit pengon proceset e rikrijimit të eventeve në kujtesë. Yoga, meditimi ose teknika të tjera relaksimi mund të ndihmojnë.
- Pushoni
Kujtimet mund të dëmtohen nëse truri nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i konsoliduar ato. Më shumë se një shekull më parë, shkencëtarët gjermanë treguan se njerëzit ia dalin pothuajse dy herë më mirë në testet e memories nëse bëjnë pushime. Kohët e fundit, neuroshkenctarët, kanë treguar se disa pacientë dhe vullnetarë të shëndetshëm janë më në gjendje të mbajnë mend lista fjalësh, nëse detyra ju caktohet pas një kohe në qetësie.
- Qëndroni në shoqëri
Të paturit tëe një jete shoqërore aktive, vonon humbjen e kujtesës. Shkencëtarët amerikanë iu kërkuan njerëzve të moshave 50 dhe 60 vjeç, të bëjnë teste të kujtesës çdo vit, midis viteve 1998 dhe 2004, vunë re rënien e aftësive të kujtesës te njerëzit që janë më pak të shoqërueshëm. Miqtë e mirë, vullnetarizmi për bamirësi apo forma të tjera të përfshirjes sociale gjithashtu mbrojnë kujtesën.
- Menyja e memories
Ajo që hamë ndikon në mirëfunksionimin e kujtesës. Një rishikim i një eksperimenti të kryer në vitin 2016, na tregoi se dietat e stilit të Mesdheut, i ulin ritmet e përkeqësimit të kujtesës, sëmundjes së Alzheimerit dhe përmirësojnë kujtesën afatgjatë.
- Edukimi i vazhdueshëm
Njerëzve të moshuar shpesh u thuhet të miratojnë një qasje për të mbajtur funksionin njohës. Në fakt, kur është fjala për kujtesën, hulumtimet sugjerojnë se vetëm disa lloje të aktiviteteve mendore ndihmojnë. Në një studim të vitit 2013, studiuesit amerikanë zbuluan pjesëmarrësit e moshës 60-90 vjeç që shpenzonin 15 orë në javë për tre muaj duke mësuar një aftësi komplekse, siç është fotografia dixhitale, pa përmirësime të rëndësishme në testet episodike të kujtesës.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / theguardian.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.