Gratë aziatike njihen për rutinat e tyre të bukurisë, veçanërisht ato që lidhen me lëkurën. Sekreti i tyre nuk qëndron pas produkteve të shtrenjta të bukurisë, por konsiston në përdorimin e shpeshtë të ujit të orizit.
I pasur me kalium, zink, acid folik dhe shumë lëndë të tjera ushqyese, uji i orizit mund të jetë i dobishëm në një mori përdorimesh të ndryshme. Më poshtë rendisim 6 përdorime të ujit të orizit.
Dobësim. Përmbajtja e kaliumit në ujin e orizit na ndihmon të dëbojmë lëngjet e tepërt, të stimulojmë metabolizmin, të zvogëlojmë oreksin dhe të eliminojmë toksinat që favorizojnë akumulimin e yndyrës së barkut.
Zbutës flokësh. Vitaminat dhe aminoacidet e ujit të orizit hidratojnë dhe japin gjallëri për flokët. Aplikoni ujin e orizit në flokë, lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë ët bollshëm.
Maskë fytyre. Përzieni 3 lugë ujë orizi me një lugë mjaltë dhe aplikojeni në fytyrë dy ose tre herë në javë. Lëreni maskën të veprojë për një orë, dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Ky ilaç ndihmon për të eliminuar rrudhat dhe njollat e lëkurës.
Exfoliating. Përgatitja është njësoj si maska më lart, por në këtë rast mjalti duhet të zëvendësohet me sheqer. Me masën e përftuar fërkoni lëkurën e fytyrës dy herë në javë, duke e masazhuar me gishta për rreth 15-20 sekonda, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Kundër akneve. Uji i orizit ka veti anti-inflamatore që zvogëlojnë sasinë e yndyrës në fytyrë, duke parandaluar dhe luftuar aknet dhe skuqjet e lëkurës.
Tonik fytyre. Natyror dhe hidratues, mund të aplikoni pak ujë orizi në fytyrë përpara se të vendosni make-up. Përgatitja e ilaçit tonik është mjaft e thjeshtë. Lëreni orizin në ujë gjatë natës, filtrojeni dhe aplikojeni lëngun në fytyrën tuaj.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.